Hidromorava

Shala: Menaxhmenti përfitoi nga resurset e KEK për interesa të VV’së, Ministria e Ekonomisë i mbulonte

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka folur lidhur me arrestimin e Kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqit.

Shala ka thënë se menaxhmenti i KEK ka përfituar materialisht nga asetet dhe resurset e kësaj ndërmarrje për interesa individuale dhe grupore të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Express.

“Fatkeqësisht parim bazë i këtij menaxhmenti rezulton të jetë përfitimi material në mënyrë të organizuar në asestet dhe resurset e KEK’ut për interesa individuale dhe grupore të Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me Kryeministrin Albin Kurti. Për të arritur synimet e veta, ky menaxhment me mbështetje të plotë deri në naivitet të Ministrisë së Ekonomisë, menaxhmenti i KEK shfrytëzoi situatën e krizës globale për lojëra dhe tregtim të energjisë me ndërmarrje tregtare brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë Shala.

Ai ka akuzuar menaxhmentin për keqmenaxhim, duke përmendur vonesat në remontet e termocentraleve.

Uji Dea

“Duke shpallur me qindra miliona euro tendera njëburimorë, duke vonuar remontet e termocentrale deri në 40 mijë orë pune jashtë normativit teknik, shih bllokun A5, njejtë dhe me bllokun B2, si rezultat i keqmenaxhimit të procesit të prodhimit, shkaktohen defekte dhe pastaj angazhohen ekspertë të jashtëm ku paguhen 12 mijë euro dita”, ka deklaruar deputeti i PDK’së.

Shala ka drejtuar kritika edhe ndaj Ministrisë së Ekonomisë, duke thënë se mbulonte veprimet e menaxhmentit të KEK.

“Menaxhmenti i KEK në mënyrë permanente dhe sistematike mbulohej nga Ministria e Ekonomisë, duke shpalllur shtatë herë gjendje emergjente, me të vetmin rezultat, shmangjen e procedurave të konkurrencës dhe lënien e hapësirës për negociayta në mënyrë direkte”, ka thënë Shala./Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.