KKVITI

Shala me deklaratë të madhe para ndeshjes me Maltën

/ 1 minutë lexim

Herolinda Shala ka thënë se ekipi kombëtar i Kosovës secilës ndeshje i qaset me seriozitetin më të madh, në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Maltën në Ligën e Kombeve.

‘Dardanët’ të shtunën zhvillojnë ndeshjen e xhiros së pestë në grupin 3 në Ligën e D si mysafir të Maltës.

Skuadra e Bernard Challandes, nesër (e enjte) udhëton për në Malta, ndërsa sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ka mbajtur stërvitjen e fundit.

Hidromorava

Pas stërvitjes së sotme, Herolind Shala ka folur për faqen zyrtare të FFK-së, duke thënë se ‘Dardanët’ udhëtojnë për fitore në Valleta, përcjell ‘lajmi.net’.

“Çdo ndeshjeje ne i qasemi me seriozitetin më të madh, Nuk ka kundërshtar të lehtë, por ne jemi përgatitur mirë dhe atmosfera në grup është jashtëzakonisht e mirë dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e pikëve, ndaj edhe udhëtojmë për fitore”, ka deklaruar Shala.

Ndeshja mes Maltës dhe Kosovës luhet ditën e shtunë me fillim nga ora 18:00.