ARKATANA

Shala: Marrëveshja për tregti të lirë Kosovë – Turqi hyn në fuqi më 1 shtator

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala i ka ftuar investitorët turq që të investojnë në Kosovë duke ju thënë se janë partnerë të rëndësishëm.

Shala ka pritur në takim Këshillin Botëror Turk të Biznesit pranë Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEIK) me të cilët bisedoi për tregtinë mes dy shteteve.

Ministri Shala tha se Kosova i ka lehtësuar proceset për investime.

“Në raport me investitorët nga Turqia Kosova ka lehtësuar edhe më tutje procesin e investimeve të tyre duke nënshkruar marrëveshje kruciale e këto të cilat do të shërbejnë kryekëput për investitorët nga Turqia. Sot këtu dua të përmend para jush se Kosova dhe Turqia tashmë kanë ratifikuar marrëveshjen për tregti të lire, e cila do të hyjë ne fuqi nga data 1 shtator e cila do të lehtësojë në masë te madhe edhe investimet e dyanshme dhe njëkohësisht nxitjen e tregtisë mes dy vendeve tona”, tha Shala.

HW

Ministri tha se investitorët turq mendojnë të investojnë ne Republikën e Kosovës, do ta ndihmojnë vendin dhe raportet mes dy vendeve.

Ai tha se Kosova është e gatshme për investimet e tyre ndërkohë i ftoj ata të investojnë duke ju thënë se llogariten partnerë të rëndësishëm.

Ndërsa Nail Olpak, kryetar i DEIK-DTIK, organizata ekonomike, tha se marrëveshja për tregti të lirë është shumë e rëndësishme.

“Marrëveshja për tregti të lirë nuk do të mbetët vetëm në eksportimin dhe importimin e marrëveshjeve por do të jetë e rëndësishme për rritjen e investimeve të jashtme turke. Kjo të bëhet me anë të promovimeve të ndryshme”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.