ARKATANA

Shala: Krenar që jam pjesë e Shqipërisë, pres të luaj në tetor

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Herolind Shala është pjesë e Kombëtares prej vitit 2014. Mesfushori 23-vjeçar ka zhvilluar dy ndeshje me Kuqezinjtë, por ato kanë qenë miqësore, ndaj Francës dhe Italisë, nëntorin e kaluar. Shala gjithsesi nuk trishtohet për këtë fakt, duke pranuar se për të është krenari të jetë pjesë e Shqipërisë.

Ai ka treguar se pret rastin që të luaj në njërën nga dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë, ndaj Serbisë ose Armenisë

“Kam refuzuar Norvegjinë për të luajtur me përfaqësuesen e vendit tim. Dua të jap kontributin tim për Shqipërinë, sepse kjo më gëzon mua dhe familjen time”.

Mobi Casa

“Konkurrentët që kam në Kombëtare janë Lenjani e Gashi, por unë pres mundësinë time për të luajtur dhe mendoj se e rëndësishme është, që jam i përzgjedhur, pasi vendos trajneri se cili do të jetë në fushë”.

“Përpara kemi dy ndeshje të rëndësishme që duhet t’i fitojmë, që të shkojmë në Francë”, tha Herolind Shala për emisionin “Zona Gol” në Supersport.

Shala po kalon një moment të mirë në këtë sezon ku ka shënuar tre gola me fanellën e Slovan Liberecit ndërsa ka dhuruar edhe gjashtë asistime në të gjitha garat./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.