Eko Higjiena

Shala: Kot e mohojmë, Tribunali do të ndodhë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kosova rrezikon të organizojë me ligj të vjetër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me gjithë zhurmën dhe punën e bërë për reformën zgjedhore. Në emisionin “Rubikon” të KTV-së ai ka shprehur shqetësimin se nëse një gjë e tillë ndodh atëherë do të përsëriten manipulimet e zgjedhjeve të 2010- s.

“Fatkeqësisht mendojë se prapë do të ketë manipulime të mëdha”, ka thënë Shala, që ka shtuar se gjasat më të mira janë që zgjedhjet të mbahen në 8 qershor. Nëse jo me këtë datë, zgjedhjet sipas tij do të mbaheshin me 21 shtator.

Nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala, i cili është pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se tri nga vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, do ta bëjnë një gjë të tillë deri në fund të vitit, ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Teksa ka folur për themelimin i Gjykatës Speciale dhe çështja se a duhet votuar në Kuvend apo në Këshill të Sigurimit.

Eco Higjiena

Sipas tij, ka një vullnet tek Greqia, Rumania dhe Sllovakia që ta njohin pavarësinë e vendit, nëse Kosova themelon Gjykatën Speciale.

“Varianti më i mirë për Kosovën është që përmes Kuvendit të Kosovës të krijohet Gjykata Speciale. Varianti tjetër, që OKB të krijojë një Gjykatë ndërkombëtare për Kosovën, mund t’i sjellë vendit pasoja të mëdha. Ne po përballemi me një dosmosdoshmëri. Ne kot e mohojmë që diçka e tillë të ndodhë në Kosovë”, ka thënë Shala.
“Do të ishte më mirë të ndodhte përmes Kuvendit të Kosovës, sepse varianti i dytë ka pasoja të mëdha për Kosovën. Jemi para një akti të tillë që nuk njeh alternative”, ka thënë më tej Shala.

Megjithatë, numri dy i AAK-së ka thënë se nuk ka pse të ketë frikë nga hetimet e Ëilliamsonit për krimet 1999-2000.
Ai ka thënë se LDK-ja është tërhequr në momentin e fundit nga një koalicion parazgjedhor i vitit 2011, i cili do të përthekonte pos LDK-së edhe AAK-në, LDD-në dhe FER-in e Ilir Dedës dhe Shpend Ahmetit.

“Por në momentet e fundit Mustafa u tërhoq, dhe me gjasë këtë e bëri sepse nuk deshi që të jetë fitues i zgjedhjeve”, ka thënë Shala./KOHA.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.