Hidromorava

Shala: Kosova duhet të ngritë profesionalizmin për hetimin e krimeve të luftës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës, Hasan Shala, ka thënë se Kosova ka kapacitete për gjykuar krimet e luftës që ka kryer Serbia në Kosove, por duhet punuar në rritjen e profesionalizmit, raporton Ekonomia Online.

Shala, është shprehur se për të gjykuar krimet e luftës duhet të ngarkuar prokurorë që kanë përvojë dhe profesionalizëm të lartë.“Mendoj që ka kapacitete, por duhet të ngritët profesionalizimi. Duhet ngarkuar prokurorë që kanë përvojë dhe kanë profesionalizëm të nivelit më të lartë”, ka thënë Shala.

Ai thotë se pavarësisht faktit që krimet serbe janë kryer nga Serbia, por përgjegjësia mbetet individuale dhe duhet pasur prova të mjaftueshme për akuza ndaj personave që ka kanë kryer krime në Kosovë.

Rastet e krimeve gjatë luftës në Kosovë, nga viti 2000 deri më 2014, kanë qenë në kompetencë të ndërkombëtarëve, fillimisht nga UNMIK-u e më pastaj nga EULEX. Ndërsa nga viti 2014, janë nën kompetencë të institucioneve të Kosovës.Sipas një hulumtimi të Institutit të Kosovës për Drejtësi, nga vitit 1999 e deri më 2020 janë dënuar me aktgjykime të formës së prerë gjithsej 40 persona. Prej tyre 35 janë shqiptarë dhe katër serbë.

Mobi Casa

Po sipas këtij raporti, pas kalimit të kompetencave tek autoritetet e Kosovës, në vitin 2014, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur deri në qershor të vitit 2020 aktakuza për krime lufte kundër 39 personave.

“Por asnjë person deri më sot nuk është dënuar me vendim të prerë”, thuhet në raport.E mos efikasiteti në hetimin e krimeve të luftës, ka bërë që të shqyrtohet mundësia e një Gjykate Speciale në Kosovë, për të hetuar këto krime.

Por, kreu i Gjykatës së Apelit, vlerëson se nëse s’ka profesionalizëm edhe krijimi i kësaj gjykate s’do të sjellë rezultate.Madje ai merr si shembull organizmat qe janë themeluar për të luftuar korrupsionin, e të cilat siç vlerëson ai kanë dështuar.“Nëse ne punojmë në këtë drejtim në mënyrë profesionale s’ka nevojë për Speciale. Është një e vërtetë që disa vende kanë krijuar Gjykata Speciale për krime lufte, dhe nëse është e nevojshme edhe ne mund ta ngritëm një të tillë, por nëse s’punohet s’ka profesionalizëm besoj që edhe ajo ka me dështuar siç ka dështuar edhe këto organizmat që i kemi themeluar për Anti-Korrupsion”, është shprehur Shala për EO.

Sipas të dhënave të IKD-së, 70% e personave të akuzuar dhe gjykuar për krime lufte janë shqiptarë të Kosovës, 20% janë serbë dhe 10% të grupeve të tjera etnike.