Hidromorava

Shala: Ja si i shpëtova Arkanit të armatosur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ishte 13 maji i vitit 1990. Dinamo Zagreb priste në ‘Maksimir’ skuadrën serbe, Cervena Zvezda në kuadër të Ligës së Jugosllavisë në futboll. Atëbotë, legjenda e futbollit kosovar, Kujtim Shala, ishte njëri nga shtyllat e Dinamos, mirëpo fati rastisi që ai të mos luante në sfidën kundër Cervena Zvezdës. “Unë u pezullova në ndeshjen në Sarajevë. Për takimin ndaj Zvezdës, reporteri legjendar i Radio Zagrebit, Ivo Tomiq, më thirri mua për të qenë mysafir i tij në transmetimin e ndeshjes.

Tifozët e Zvezdës, Delijet, kishin paralajmëruar që do të vijnë në Zagreb me një numër të madh dhe ne e kemi ditur se çfarë mund të ndodhte”, filloi rrëfimin e tij Shala për ‘seebiz.eu’, duke kujtuar tmerrin që përjetoi. Tifozët e skuadrës vendasve, ‘Bad Blue Boys’ bashkë me ata mysafirë, ‘Delije’ pushtuan fushën duke shkaktuar njërën nga përplasjet më të mëdha të tifozëve në histori të futbollit. Madje, tifozët mysafirë me në krye Zhelko Raznatoviqin (Arkanin) hynë në zhveshtoren e vendasve, duke tentuar sulmin ndaj futbollistëve.

FIDANISHTJA

“Ata erdhën në tunelin pranë zhveshtores. Aty ishte edhe Arkani. Unë isha më i provokuari sepse isha shqiptar, sikurse në çdo ndeshje tjetër. Nuk kishte më keq, por kjo ishte arsyeja që më jepte edhe më shumë kënaqësi! Njëri nga tifozët më sulmoi, por unë e rrëzova atë përtokë. Gjatë kësaj situate tmerri, mori hov edhe Arkani, i cili ishte i armatosur, por policia intervenoi duke qetësuar gjendjen”, kujton Shala.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.