Uji Dea

Shala inkurajon PDK’në: Mos e lëshoni mundësin ta propozoni kandidatin për Kryeparlamentar

/ 1 minutë lexim

Behxhet Shala, drejtor Ekzekutiv i OJQ”së KMDLNj dhe i thirrur nga mediat herë-herë si analist politik, ka thënë që PDK’ja nuk duhet të heq dorë nga kërkesa për ta propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai tha këtë drejtë ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese.

Shala në një intervistë për ‘Epokën e Re’ ka porositur koalicionin LDK-AAK-Nisma që të mos insistoi që t`i ketë edhe kryetarin e Kuvendit e edhe Kryeministrin, pasi që mund të mbetet pa të dyja.

Uji Dea

Shala tha edhe se koalicionit LAN nuk i konvenojnë zgjedhjet e reja pasi që është pikëpyetje a do ta votonin njerëzit e LDK’së Haradinajn për Kryeministër.

“LAN-i është dashur që krejt angazhimin ta drejton në përpjekje për ta marrë postin e Kryeministrit. Nuk e shoh asnjë mundësi që z. Mustafa të bëhetë kryetar i Kuvendit nëse nuk propozohet nga PDK’ja” ka thënë Shala./express/