United Hospital

Shala i papërmbajtshëm, i detyron kundërshtarët të marrin katër kartonë të verdh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Herolind Shala po vazhdon me sukseset e tij të mëdha në kampionatin çek me skuadrën Slovan Liberec.Ylli shqiptar, ka qenë titullarë si gjithnjë në ndeshjen mes skuadrës Slovacko dhe Liberecit, ku shënuan fitore mysafirët me rezultat 1-2.

Në këtë takim Herolindi asistoi tek goli i dytë i shënuar nga Sural, por në përgjithësi ishte më i miri në fushë.

Lojtarët vendas të vetmen mënyrë për ta ndalur mesfushorin shqiptar e kishin duke shkaktuar ndërhyrje të palejueshme në të, me ç’rast gjyqtari akordoi katër karton të verdh për ta.

Fundamenti

Në minutën e 43-të, u ndëshkua Rada i vendasve pasi pengoi Herolindin në gjysmën e fushës kur po nisej në kundërsulm, ndërsa në të 50-tën Chvatal pasi faulloi drenicakun pas një depërtimi të mirë të tij.

Kur po afrohej përfundimi i ndeshjes, Shala mbante topin në këmbë duke e kontrolluar mirë atë dhe duke humbur kohë, ndërsa Civic në minutën e 79-të dhe Divis në të 84-tën shkaktuan ndërhyrje të palejueshme që detyroi gjyqtarin t’i ndëshkoj me të verdh.

Kjo fitore e Liberecit ishte nën regji të Shales, pasi në daljen nga loja në minutën e 87-të, u duartrokit si nga tifozët e Liberecit por edhe nga ata kundërshtar të Slovackos. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.