UBT

Shala: Gjendja prodhuese në Trepçë po rëndohet, ministria po manipulon me shifra

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka thënë se gjendja prodhuese e ndërmarrjes Trepça, çdo ditë e më tepër po rëndohet. Ndërsa ka thënë se Ministria e Ekonomisë vazhdon të mbajë konferenca shtypi, duke manipuluar me shifra të prodhimit e të rentabilitetit të ndërmarrjes Trepça.

“Nëse analizojmë planin e prodhimit me dinamikat e realizimit gjatë këtij viti, shohim se ndërmarrja ka probleme dhe vështirësi të mëdha në realizim”, ka shkruar Shala në Facebook.

Postimi i plotë i Shalës:

Gjendja e prodhuese e ndërmarrjes Trepça Sh.A, çdo ditë e më tepër po rëndohet.

Nëse analizojmë planin e prodhimit me dinamikat e realizimit gjatë këtij viti, shohim se ndërmarrja ka probleme dhe vështirësi të mëdha në realizim.

FITORJA

Në vitin 2023, prodhimi i koncentrateve për një periudhë prej 11 muajsh kalendarik ka arritur në 43.03%, ndërsa në vlera vjetore është 38.64%. Shifrat konkrete tregojnë se janë shitur 7,380,930 tonë, duke qenë më pak se objektivi i paracaktuar i biznesit prej 9,772,340 tonë. Përveç volumit të prodhuar më pak, një shqetësim i shtuar është ulja në cilësinë e koncentrateve.

Për shembull, në rastin e koncentratit të plumbit në Stanterg, përqindja e plumbit është zvogëluar nga mesatarja e zakonshme e 70% në 57%. Për argjendin, vlera është ulur nga 1,100 në 850 g/tonë.

Situata është e ngjashme edhe për koncentratin e zinkut dhe atë të Koshnicës, ku nuk ka pasuar rritje në të ardhurat, ndërkohë që shpenzimet janë shtuar. Në anën tjetër, humbjet në procesin e flotimit janë të mëdha (rrjedhja e metalit në steril).

Fatkeqësisht, Ministria e Ekonomisë mbante konferenca shtypi, duke manipuluar me shifra të prodhimit e të rentabilitetit të ndërmarrjes Trepça.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.