KKGJILAN

Shala e konfirmon: Do të mungoj 2-3 javë, më vjen keq që nuk do të luaj për Kosovën

/ 1 minutë lexim

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala ka pësuar një lëndim i cili do t’ia pamundësoj paraqitjen kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

27 vjeçari është dëmtuar te skuadra e tij Valerenga.

KKGJILAN

“Më vjen keq që nuk do të luaj për Kosovën këto dy ndeshje. E kam pësuar një lëndim në muskuj dhe nuk do të luaj 2-3 javë” ka thënë Shala për Indeksonline.

Përveç tij, Kosovës do t`i mungojnë, Valon Berisha e Hekuran Kryeziu që janë të lënduar. /Indeksonline/