ARKATANA

Shala: Do të jemi në Qeveri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, i ka uruar qytetarët e Kosovës për lirimin e Ramush Haradinajt nga Haga dhe ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në politikën e Kosovës me kthimin e Liderit të AAK-së në Kosovë.

Por, Shala ka thënë se qëndrimi i AAK-së nuk do të ndryshoj ndaj Qeverisë së Kosovës, porse partia e katërt në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë Ekzekutivin, shkruan Express.

Ky zyrtar i AAK-së ka thënë se Partia e Ramush Haradinajt nuk do të rrijë si spektator në skenën politike të Kosovës.

“Aleanca nuk e ka ndërmend të rrijë nëse ka mundësi që të aktivizohet në Qeveri, në pushtetin ekzekutiv, ne do ta bëjmë. Sepse ne mendojmë që vendit i duhet një ndryshim i madh”, ka deklaruar Shala.

FIDANISHTJA

Nënkryetari Shala ka treguar se të gjitha organizimet për kthimin e Haradinajt janë duke u organizuar nën partonatin e kryeministrit Hashim Thaçi

“Ramush Haradinaj do të ketë vullnet të takohet me të gjithë liderët e vendit”, ka thënë ai.

Ai e ka lënë të hapur mundësinë që AAK të përfshihet në Qeveri, me ose pa postin e kryeministrit, por e ka përjashtuar mundësinë për zgjedhje të reja pa u kryer reforma zgjedhore.

“Zgjedhje të reja nuk mund të ketë pa bërë reforma për Ligjin për Zgjedhje”, ka thënë Shala.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.