RCCOLA

Shala: Dialogu me Serbinë kryhet deri në pranverën e vitit të ardhshëm

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

​Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shala ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se dialogu – që, siç ka thënë ai, Bashkimi Evropian pret të nisë në fund të qershorit – me gjasë do të kryhet deri në fillimin e vitit të ardhshëm.

Këshilltari i Thaçit ka parashikuar që dialogu do të prodhojë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë deri në pranverën e 2018’s.

Mobi Casa

Shala po ashtu ka komentuar deklaratën e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në “Pressing”, se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje, pas përfundimit të dialogut.

Shala ka vlerësuar se është gabim të shkohet në zgjedhje pa reformë zgjedhore. /Express/