Shala: Debutimi me Kombëtaren, realizova ëndrrën e fëmijërisë

Herolind Shala është shprehur shumë i lumtur që debutoi me Kombëtaren shqiptare në ndeshjen miqësore ndaj Francës.
Në ndeshjen ndaj Francës, e cila përfundoi baras 1:1, dy lojtar kosovar kanë veshur fanellën e Kombëtares shpotare për herë të parë.
Fjala është për mbrojtësin e Baselit, Arlind Ajetin dhe mesfushorin e Odd-së, Herolind Shalën. Madje, ky i fundi është shprehur shumë i lumtur që debutoi me ekipin kuqezi.
“Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme. Kjo ka qenë një ëndërr për mua, të cilin e kam ëndërruar si fëmijë”, ka deklaruar Shala pas ndeshjes.