Shala: Askush nuk më ka dhënë votë për ta zgjedhur Kurtin kryeministër

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, gjatë një fjalimi që mbajti në Kuvend tha se asnjë qytetar nuk e ka votuar që ta zgjedh Kurtin kryeminsitër.

“Askush s’më ka dhënë votë që me e zgjedh Kurtin kryeministër”, është shprehur Shala.

“Kryeministri është mandatar, neve na ka zgjedhur populli, e kryeministrin e kemi zgjedhur ne”, ka thënë Shala.

Tute, Shala tha se çështja e mocionit të votëbesimit nuk ka të bëjë me puç.

“Cështja e mocionit s’ka lidhje me puc, këto janë kualifikime të papranueshme, unë nuk besoj që as i dyti e as i treti ta marrë pushtetin e fituesit. Ne po flasim për një çështje prove për këtë Qeveri dhe të shohim a e kapërcen a jo”, shtoi Shala.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).