ARKATANA

Shakaja shtetërore me korrupsionin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mekanizmat u shtuan, rezultatet munguan. Pushtetit nuk i intereson ta luftojë vetveten .

“Në vazhdimësi tash e shumë vjet kemi të njëjtën gjendje të korrupsionit në nivel vendi, duke mos shënuar ndonjë performancë pozitive. Nuk ka asnjë rast kompleks të korrupsionit, i cili është adresuar seriozisht dhe i cili ka një aktvendim përfundimtar nga ana e gjykatave”, deklaroi Albana Rexha, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike

Fundamenti

Nuk ka raport ndërkombëtar apo vendor që nuk përmend prezencën alarmante të korrupsionit në Republikën e Kosovës. Lufta institucionale kundër korrupsionit dhe krimit ka kohë që shfaqet si prioritet nëpër agjendat e atyre që udhëheqin vendin tonë. Shumë herë puna e institucioneve përgjegjëse u kritikua dhe Kosova vazhdon të ketë ngecje të dukshme, shteti ende është pothuajse i gjunjëzuar para korrupsionit dhe krimit aq të pranishëm në çdo cep.

Korrupsioni edhe 8 vjet pas shpalljes së pavarësisë mbetet tema më e përfolur e politikave ditore, por edhe afatgjata. Një nga kriteret kyçe që duhet plotësuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian është luftimi i korrupsionit të nivelit të lartë te zyrtarët publikë, por institucionet shtetërore kanë shumë për të bërë në këtë drejtim. Korrupsioni i nivelit të lartë është sfidues për drejtësinë e pareformuar. Strategji dhe mekanizma të shumtë janë krijuar për të luftuar këtë dukuri, por rezultatet janë dëshpëruese. Shteti i Kosovës në indeksin e matjes së korrupsionit në institucionet publike të bërë nga “Transparency International” nuk ka shënuar asnjë përparim në vitin 2015, krahasuar me atë të vitit 2014./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.