Mobi Casa

Shajnia (Ali Podrimjes)

/ 1 minutë lexim
HW

Jo, Çelësin mos ia jepni, Mund të mos kthehet, Dhe mbeten mbyllur, Portat e kështjellës së heshtjes

Pa rrapëllimën e prangave të tij
Por do të vijë një ditë
Të këputë edhe një herë
Lulen kaherë të këputur

Lërjani hapur
Dritaren e madhe të fjalës
Ai nuk ecte sipas yjve as erës
Vërtitej pas gurit të vet të shpuar
Që e mbante pezull

ARKATANA

Midis vetëtimash
Sall dhembjen e kishte me rrënjë
Dhe qeshjen tepër fëmijërore
Një çast u harrua ndanë lumit
Me një lulëkuqe të egër
Ndërmjet nofullave të gurta
Një pëlhurë trishtimi i ra në sy
Prandaj macja që i preu udhën
Mund të mos ketë qenë e zezë
Nëpër perde tymi pa fundin e udhës

Në dorë i mbeti guaska
Që ia kishte vjedhur perlat
Duke futur bubullimat e veta
Padashur kyçi arkën
Dhe drojën në fund të saj
Për ftonjtë erëmirë të fjalës

Shaip Beqiri – fitues i Çmimit poetik Muza e Agimit 2016

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.