Shaip Surdulli synon edhe një mandat në krye të LDK-së
Gjilan – Jeton Biqkaj duke mos dhënë mendimin e tij në emër të degës, por në emër të tij personal tha se Shaip Surdulli meriton të udhëheq sërish me LDK sepse sipas tij ka një përvojë, profesionalizëm dhe ka udhëhequr me degën e LDK-së në kohë edhe më të vështira, derisa sukseset në komunë në kohën e udhëheqjes së tij nuk kanë munguar.
Zgjedhjet e brendshme në LDK e Kamenicës tashmë kanë filluar derisa kandidati më serioz sërish mbetet Shaip Surdulli, raporton rajonipress.
Në një mbledhje të zgjeruar të degës së LDK-së në Kamenicë të thirrur nga Kryetari i Degës Shaip Surdulli edhe zyrtarisht filloj procesi i zgjedhjeve të brendshme në degë tha për rajonipress Jeton Biqkaj zëdhënës i LDK-së.
Në këtë takim u caktua agjenda e takimeve nëpër nëndegë dhe njëkohësisht u bë thirrje për një proces të drejtë, transparent dhe demokratik duke ftuar anëtar, simpatizant, të bëhen pjesë e këtij procesi për të zgjedh dhe për tu zgjedhur ka thënë Jeton Biqkaj zëdhënës i degës.
Biqkaj tha se kandidat për kryetar sërish mbetet Shaip Surdulli, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe kandidatë tjerë. Sipas tij procesi pritet të mbyllet në fund të muajit prill.
Biqkaj duke mos dhënë mendimin e tij në emër të degës, por në emër të tij personal tha se Shaip Surdulli meriton të udhëheq sërish me LDK sepse sipas tij ka një përvojë, profesionalizëm dhe ka udhëhequr me degën e LDK-së në kohë edhe më të vështira, derisa sukseset në komunë në kohën e udhëheqjes së tij nuk kanë munguar./rajonipress/


