Eko Higjiena

Shaip Surdulli merr titullin doktor shkence, temën e mbron me sukses në Sarajevë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Ish kreu i komunës së Kamenicës dhe ish kryetar i degës së LDK-së në Kamenicë, Shaip Surdulli me sukses e ka mbrojtur temën e doktoraturës para komisionit profesional në Sarajevë. Tema e Surdullit është e veçantë dhe lidhet me fushën e Matematikës e cila mund të gjej zbatim dhe njohuri në universitetet tona.

Postimi i plotë i Shaip Surdullit

UBT

Familjarë, shokë e shoqe, profesorë, studentë e miq të dashur !
Kam kënaqësinë të iu njoftoj që sot e mbrojtja me sukses temën e doktoraturës- versioni i punës në FSHMN-Matematikë, Universiteti i Sarajevës para komisionit:
Prof Dr Zenan Šabanac, kryetar
Prof Dr Amela Muratović-Ribić, mentore dhe anëtare e komisionit
Prof Dr Manuela Dizdarević.

Emri i punimit shihet në një foto.( Në gjuhën shqipe: Pasqyrimet të forta komplete dhe zbatimi në problemin e mbretëreshave).
Tani ka mbetur vetëm mbrojtja formale publike pas disa procedurave te fakultetit dhe rektoratit, për të cilën do të iu njoftoj përsëri.
Faleminderit shumë familjes dhe të gjithë të tjerëve që më kanë përkrahur në forma të ndryshme për arritjen e këtij qëllimi, që nuk ka qenë i lehtë, por shëndeti, vullneti dhe durimi nuk kanë munguar asnjëherë./rajonipress/