Shaip Surdulli më i votuari në Kamenicë

Gjilan – Dega e LDK-së ka pritur rezultat më të mirë në këto zgjedhje, ku sipas rezultateve preliminare LDK në Kamenicë, ka fituar 3000 vota dhe kandidati i Degës së LDK-së Shaip Surdulli është ndër më të votuarit në Kamenicë tha për rajonipress zëdhënësi i LDK-së Jeton Biqkaj.
Dega e LDK-së në Kamenicë, procesin zgjedhor për zgjedhjet nacionale të 8 qershorit e vlerëson si proces të rregullt dhe korrekt, zgjedhor, raporton rajonipress.
Dega e LDK-së ka pritur rezultat më të mirë në këto zgjedhje, ku sipas rezultateve preliminare LDK në Kamenicë, ka fituar 3000 vota dhe kandidati i Degës së LDK-së Shaip Surdulli është ndër më të votuarit në Kamenicë.
Dega e LDK-së në Kamenicë vlerëson se edhe në Komunën tonë u votua për ndryshime ku rreth 75 % votuan kundër qeverise aktuale./rajonipress/