Shaip Surdulli me akuza të shumta ndaj Jeton Biqkajt

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Ishte një kuvend zgjedhor i mjerë dhe më i dobëti gjer më tani prej të gjitha kuvendeve zgjedhore të kaluar që nga themelimi i LDK-së para 33 viteve. Për shkak të manipulimeve dhe pa rregullsive të procesit zgjedhor unë nuk morra pjesë për tu kandiduar për kryetar të degës së LDK- së në kuvendin e X zgjedhor të degës së LDK-së në Kamenicë. Këtë kuvend zgjedhor unë nuk e njoh dhe po ashtu nuk e njohin si legjitim shumica e kryetarëve të nëndegëve ka shkruar në reagimin e tij Shaip Surdulli.

Reagimi i plotë:

Të dashur anëtarë dhe simpatizues të LDK-së në Kamenicë,
Të dashur qytetarë të komunës së Kamenicës,
Pas shpalljes së zgjedhjeve të LDK-së në nivel të Kosovës unë shpreha interesim që të kandidohem për kryetar të degës së LDK- së në Kamenicë. Arsyeja ishte që të ofroj mundësi për ngjalljen e LDK-së në komunën tonë sepse gjatë 4 viteve të udhëhequr nga Jeton Biçkaj gati është shuar krejtësisht.

Si shembull po i marrim rezultatet e zgjedhjeve te fundit lokale 2021, në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2017, ku LDK në zgjedhjet lokale 2017 kishte fituar 4389 vota dmth 26.09% me 7 delegatë, kurse në zgjedhjet lokale 2021 LDK kishte fituar 2346 vota me 14.95% me 4 delegatë. Unë prej zgjedhjeve të para lokale 2000 deri në zgjedhjet lokale 2013 pata fituar tri mandate me gjithësejt 11 vite kryetar i komunës së Kamenicës. Në zgjedhjet lokale 2013 dhe 2017 pata humbur në balotazhë.

Kurse Jeton Biçkaj në kandidimin e parë te zgjedhjeve lokale 2021 në raundin e parë mbet i fundit dmth i 5-ti. Për këto rezultate të dobëta të degës së LDK-së dhe kandidatit për kryetar të komunës nga LDK Jeton Biçkaj është dasht me dhënë dorëheqje e jo me vazhduar me mbajtur peng degën e LDK- së pa asnjë aktivitet.

Në balotazhë të zgjedhjeve lokale 2021 e kam përkrahur kandidatin e vv-së Kadri Rahimaj. Me të vërtetë i pata thënë disa herë Jetonit se nuk e vlen me përkrahur kandidatin Qendron Kastrati sepse i ka mbyllur të gjitha shkollat e fshatrave të malësisë së komunës së Kamenicës dhe 5 shkolla fillore me nga afër apo më tepër se 100 nxënës në secilën shkollë, ku si pasojë rreth 500 nxënës patën humbur gati nga 2 vite mësim. Në mesin e shkollave të mbyllura ka qenë edhe shkolla fillore e fshatit tim Karaçevë e Poshtme me emrin e dëshmorit të kombit “Asllan Thaçi”. Për këtë arsyeje punova me plot qenien duke e dhënë kontributin tim për rihapjen e shkollave kundër Qendron Kastratit.

Çka ndodhi në këto zgjedhje të degës së LDK-së në Kamenicë?
Jeton Biçkaj për fillimin e zgjedhjeve të degës së LDK-së i thirri disa kryetar të nëndegëve dhe ia dha vetit atë privilegj për ta udhëhequr procesin zgjedhor, duke u thirrur se ma ka besuar qendra e LDK-së këtë detyrë.

Uji Dea

Për zgjedhjet e nëndegëve të LDK-së, disa prej të cilave ishin shuar krejtësisht , shkonte dhe i kontaktonte kryetarët e nëndegëve dhe ku kishte mundësi së bashku i thirrnin 10 apo deri 15 pjesëmarrës ku me rëndësi i caktonin delegatët që votojnë për te. Këto takime që nuk mund të quhen kuvende zgjedhore sepse duhej të kishin së paku 31 pjesëmarrës. Në këto takime nuk i ftojshin anëtarët e devotshëm të LDK- së por vetëm ata që iu besojshin më shumë qē mund të votojnë për Jetonin. Rastet më drastike kanë qenë në nëndegën e Koretinit, ku kryetari i nëndegës nga 13 delegatë e ka caktuar djalin e vet, dy vëllezër dhe tre kusherinjë dmth 6 delegatë të një familje të ngushtë.

Rasti tjetër ka qenë në nëndegën e lagjes “Malësia” të qytetit të Kamenicës, ku me marrëveshje kryetari i nëndegës Gani Sadiku ia ka besuar Jetonit me organizuar takimin, ku prej 10 pjesëmarrësve i kanë caktuar 5 delegat për kuvendin e degës. Në kë mënyrë është vepruar edhe në shumë nëndegë tjera, por jo në të gjitha, duke e manipuluar procesin zgjedhor.

Ende pa u kryer krejt ky lloj i procesit zgjedhor, Jetoni i thirr kryetarët e ri të nëndegëve, më 04.10.2023 në orën 18 dhe i njofton që të nesërmen, më 05.10.2023 do të mbahet kuvendi i X i degës së LDK-së në Kamenicë. Shumica e kryetarëve të nëndegëve kërkojnë që kuvendi i X zgjedhor të mbahet në fundjavë dhe deri atëherë të kryhet procesi zgjedhor në Hodonoc, Shipashnicë të Poshtëme dhe Petroc. Kjo kërkesë iu bo me shkrim nga 12 kryetar të nëndegëve edhe komisionit zgjedhor te degës së LDK-së dhe komisionit qendror zgjedhor të LDK-së por nuk u muar parasysh dhe kuvendi i X zgjedhor i degës së LDK-së u mbajt më 05.10.2023 me vetëm 54 delegatë, nga 101 delegatë sa duhej të kishte gjithsej.

Ishte një kuvend zgjedhor i mjerë dhe më i dobëti gjer më tani prej të gjitha kuvendeve zgjedhore të kaluar që nga themelimi i LDK-së para 33 viteve.
Për shkak të manipulimeve dhe pa rregullsive të procesit zgjedhor unë nuk morra pjesë për tu kandiduar për kryetar të degës së LDK- së në kuvendin e X zgjedhor të degës së LDK-së në Kamenicë.
Kētë kuvend zgjedhor unë nuk e njoh dhe po ashtu nuk e njohin si legjitim shumica e kryetarëve të nëndegëve.

Vërtetë nga Lumiri, Gazmendi, Imrija etj nuk pata asnjë përkrahje sē paku për ta demantuar propagandën e Jetonit se Shaipin nuk po e dojnē qendra e LDK- së.
LDK në Kamenicë për fat të keq në këto zgjedhje e humbi një mundësi për tu rritur dhe ndoshta edhe për të fituar në zgjedhjet e ardhshme komunale 2025.

Unë do të vazhdoj jetën e lirë, anëtar i LDK-së pa ndonjë pozitë, angazhimin në universitet si profesor i matematikës, me që jam doktor shkence i matematikës, por sa herë që kërkohet ndihma ime për interes të përgjithshëm nuk do të kursehem.
Me përshëndetje
I juaji Shaipi