Uji Dea

Shaip Surdulli kujton dëshmorin Asllan Thaçi: 11 maji 1999, një nga ditët më të rënda për Karaçevën dhe Kamenicën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Ish-veprimtari dhe bashkëkohësi i luftës, Shaip Surdulli, ka përkujtuar dëshmorin e kombit Asllan Thaçi dhe të gjithë të rënët e 11 majit 1999, duke e cilësuar atë datë si një nga ditët më të kobshme për Karaçevën e Poshtme dhe komunën e Kamenicës.

Surdulli rikujtoi se para 27 vitesh, në luftën për lirinë e Kosovës, ranë dëshmorë shumë bij të Anamoravës, ndër ta Asllan Thaçi nga Karaçeva e Poshtme, Ismajl Ismajli nga Kopernica, Emin dhe Selver Kryeziu nga Rogana, të cilët ranë në zonën e Kosharës, si dhe Nevzad Kryeziu nga Rogana, Mehmet Sabadini dhe Ramadan Latifaj nga Hogoshti.

Sipas tij, ajo ditë u shënua edhe nga dhuna e forcave serbe të regjimit të Slobodan Millosheviqit, të cilat, përveç vrasjeve, ushtruan maltretime ndaj shqiptarëve, dogjën shtëpi dhe plaçkitën familje shqiptare në zonën e Kamenicës.

Duke folur për Asllan Thaçin, Surdulli theksoi se me të kishte ndarë jo vetëm vendlindjen dhe gjeneratën, por edhe aktivitetin politik e solidar në kuadër të LDK-së dhe organizimeve humanitare të kohës.

Eco Higjiena

“Me Asllanin kemi qenë bashkëvendës, shokë gjenerate dhe bashkëveprimtarë në aktivitetet kombëtare e humanitare. Ai ishte njeri i përkushtuar dhe patriot i devotshëm”, është shprehur Surdulli.

Ai vlerësoi edhe familjen që ka lënë pas dëshmori, duke theksuar se djemtë e tij, Urimi dhe Urani, si dhe vajza Uresa, kanë ndërtuar familje të mrekullueshme dhe po e ruajnë me krenari kujtimin për babanë e tyre.

Në fund të mesazhit të tij përkujtimor, Shaip Surdulli ish kryetar i Kamenicës shprehu nderim për të gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës.

“Lavdi e përjetshme për dëshmorin e kombit Asllan Thaçi dhe për të gjithë dëshmorët tjerë!”, ka shkruar ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.