Eko Higjiena

Shaip Surdulli kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës edhe për një mandat

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Dega e LDK-së në Kamenicë në mbledhjen e kryesisë së degës me kryetar të nëndegëve ka vendosur unanimisht që kandidat i LDK-së për kryetar Komune edhe për një mandat të jetë Shaip Surdulli, kryetar i Degës së LDK-së dhe aktualisht kryetar i komunës.

Propozimin për kandidat për kryetar e bëri nënkryetari i Degës së LDK-së , Nexhat Rexha i cili më këtë rast tha se dega e LDK-së në Kamenicë ka dhënë shembullin më të mirë në nivel të Kosovës. “Tubimet e fundit të mbajtura në nëndegët e LDK-së tregojnë qartë se ne si Degë nuk kemi dilema dhe kryetar i komunës për mandatin e ardhëm padyshim që do të jetë kryetari Shaip Surdulli” tha Rexha.

Në mbledhje ka prezantuar edhe nënkryetarja e LDK-së , Teuta Sahatqiu dhe anëtari i kryesisë Arsim Janova të cilët përcollën procesin e nominimit të kandidatit për kryetar të Komunës për zgjedhjet lokale të këtij viti.

Uji Dea

Me këtë rast Teuta Sahatqiu tha se Kamenica është model i mirë se si punohet dhe besimi që po i jepni kryetarit Shaip Surdulli e dëshmon përkushtimin e tij për punë dhe besimi i juaj është garanci për fitore të reja. “Neve si Kryesi e LDK-së na e keni lehtësuar punën dhe këtu sot po e shoh që kryetari Surdulli ka mbështetjen e fuqishme të strukturave të LDK-së” ka shtuar Sahatqiu

Ndërsa Shaip Surdulli tha se mbështetjen që po e merr nga dega e LDK-së dhe e gjithë anëtarësia e sheh edhe si privilegj, por edhe si përgjegjësi. “Ju falënderoj të gjithëve që më dhatë besimin që të jem kandidat i LDK-së për kryetar Komune edhe për një mandat. Besoj fuqishëm se LDK-ja së bashku me juve do t`i fitojë zgjedhjet lokale të këtij viti , por edhe nacionale të vitit të ardhshëm sepse përditë e më shumë po shtohet përkrahja për LDK-në me ardhjet e reja në këtë subjekt politik” ka shtuar Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.