ARKATANA

Shaip Stublina atdhetar e kombëtar i madh

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – I njohur si Mulla Shaip Stublina emri i tij prej atdhetari, guximtari, luftëtari të madh, trim i pashoq, arsimdashës i madh, do të mbetet në historiografinë shqiptare një nga figurat e merituara. Shaip Sabedini ishte pjesëmarrës aktiv në mbrojtjen e kufirit etnik të Kosovës lindore. Kishte marrë pjesë në “Betejen e Prugës“.Ishte krah për krah gjeneralit Veli Dedi e Gjon Sereqit, derisa ishte ushtarak i komandantit mulla Idris Gjilanit e mësuesit të tij nga medreseja e Gjilanit, myderris Haki efendi Sermaxhaj.

Shaip Sabedini lindi më 5 shkurt të vitit 1922. në fshatin Stublinë të komunës së Gjilanit. Mësimet e para fetare i mori në fshatin Dobrosin nga hafëz Vebiu, që ishte një hoxhë me një përgatitje të lartë arsimore fetare dhe mualim i zgjuar, sidomos ne përgatitjen e gjeneratave të reja me mësim – besim islam, duke i dhënë rëndësi mësimit të gjuhëve të huaja si: arabishtes, turqishtes, boshnjakishtes e të tjera.

Të gjitha këto, si dhe edukata familjare bënë që dashuria ndaj fesë islame t’i shtohej edhe më tepër, ngase kjo fe thërret për ngritje të diturisë e për mbrojte nga e keqja, për avancimin e çështjes kombëtare e fetare. Islami ngrit moralin dhe i jep vlera të larta kombit, shtetit dhe vatanit, dhe mbi te gjitha ngritjen e vetëdijes në njohjen e krijuesit të tij. Ndërkaq, gjuhën dhe shkrimin shqip e mësoi nga myderrizi i njohur mulla Mehmet Raqipi në fshatin Dobrosin.

I gjithë ky arsimim dhe edukim fetar e kombëtar, Shaipit do t’i shërbej pastaj si nxënës në medresen e ulët të Gjilanit, të cilën e përfundoi me sukses në vitin 1939. ku për ligjërues kishte myderrizin e njohur të kësaj ane Haki efendi Sermaxhaj. Pas kryerjes së medreses kthehet në vendlindje në Stublinë dhe kryen detyrën e mualimit. Mulla Shaipi si hoxhë i ri, entuziast, e dashamirë i arsimimit si fetar ashtu edhe kombëtar, në fshatin e tij, në Stublinë arsimoi e përgatiti kuadro nga dy gjinitë dhe nuk kishte asnjë fëmijë të rritur mbi moshën 8 vjeçare që nuk kishte nxënë shkrim – leximin.

Në Stublinë hoxhë Shaipi hapi mejtepin e parë në fshat, menjëherë pas luftës së dytë botërore 1945, i cili funksionoi deri në vitin 1947-48, por, u desh ta mbyllte për shkak të shkuarjes në shërbimin ushtarak jugosllav.

Detyrën e imamit, mulla Shaipi e kreu në fshatrat Sllakoc, ndërsa nga viti 1980. e deri në vitin 1986. shërbeu në xhaminë e fshatit Capar të komunës së Gjilanit.

Gjatë periudhës që nga viti 1947. e deri në vitin 1988 gjithmonë ka qenë i përzgjedhur nga masa e popullit (xhemati) si anëtar i Kryesisë së Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit.

Mulla Shaipi ishte human, ndihmonte nevojtarët me atë çka kishte dhe pothuajse kurrë nuk i kthente duarthatë. Ishte gjithmonë në logun e pajtimit, në pajtimin e gjaqeve të zonës së Karadakut e më gjerë në Kosovë.

GRANDEMALL

Mulla Shaipi ndërroi jetë në vitin 2001, pas la tre djem dhe pesë vajza.

Edukata e tij familjare prej një atdhetari, si dhe nga lidhja e tij me mësuesin e ardhur nga Shqipëria Gjon Serreqi, i cili udhëheqte një organizatë përparimtare kombëtare (NDSH-në), mësoi se si duhej vepruar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive si në aspektin e shkollimit por edhe në atë të vetëdijes kombëtare të shqiptarëve.

Si frymëzim për atdhedashuri kishte një personalitet nga familja e ngushtë e Sabedinëve (Klaiqëve) nga atje prej nga ku të parët e tij ishin shpërngulur, ku kishin lënë shtëpi e pasuri në vendlindjen e stërgjyshërve në lagjen e Dediqëve, afër qytetit të Medvegjës, në Kosovën lindore. Ishte ky Veli Dedi, gjeneral i përmasave evropiane, i cili ishte pjesëmarrës i luftës së dytë botërore në Francë dhe Spanjë. Në këto luftime ai udhëhoqi forcat antifashiste për çlirimin e Marsejit, ku për trimërinë e treguar mori pseudonimin “Shqiptari trim” për çka dhe sot e kësaj dite një rrugë e Parisit emërtohet me emrin e gjeneral majorit, Veli Dedi.

I tërë ky ndikim bëri që edhe gjatë luftërave të njëpasnjëshme që zhvilloheshin në mbrojtjen e trojeve etnike të Kosovës lindore së bashku me dy vëllezërit e tij (Sejdiun dhe Rifatin) ishte në radhët e para të vullnetarëve. Ishin ushtarak të komandantit mulla Idris Gjilanit e mësuesit të tij nga medresja e Gjilanit, myderris Haki efendi Sermaxhaj.

Mulla Shaipi ishte pjesëmarrës aktiv në mbrojtjen e kufirit etnik të Kosovës lindore. Kishte marrë pjesë në “Betejen e Prugës“. Gjatë kësaj kohe një ditë erdhi në shtëpi për ta vizituar nënën, e cila posa e pa i tha me një ton qortimi: “Çka je kthyer këtu, ata që po luftojnë atje a nuk janë vëllezërit e tu?”

Më pas gjatë kthimit nga një front lufte e kishte takuar rrugës vëllaun Rifatin, i cili ishte plagosur dhe po e kthenin në shtëpi për mjekim, dhe nënës së tij posa ia japin lajmin për plagosjen e djalit, ajo pa një pa dy tha: “Edhe po të ishin vrarë që të tre djemtë e mi nuk do të mërzitesha, por do të isha krenare.”

Njëri nga burrat e familjes Sabedini për shëmbëlltyrën e mulla Shaipit, theksoi: ”Ai ishte një burrë, trim, guximtar, i ditur dhe i arsimuar dhe ndër personat më të zotët e familjes së Sabedinëve”. ( Marrë nga Libri monografik “Imamët e Gjilanit 1912-2015”, të autorit Islam Osmani)/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.