Mobi Casa

Shaip Kamberi thotë se Serbia po bën presion ndaj drejtuesve shqiptarë të institucioneve publike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka ngritur disa shqetësime në lidhje me trajtimin e shqiptarëve nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Kamberi përmes një shënimi në Facebook thotë se policia e Serbisë ftesën për intervistim e paraqet si arrestim, ku sipas tij kjo mund të jetë mosdije profesionale, apo tendencë qëllimkeqe për frikësim.

“Sot, me qëllim të intervistimit rreth mosshlyerjes së borxheve të qirasë së disa shfrytëzuesve të hapësirës publike në qytetin e Bujanocit, është shoqëruar për t’u intervistuar në polici ish-likuiduesi i ndërmarrjes për ndërtim të Komunës së Bujanocit”, ka shkruar Kamberi.

“Edhe pse për t’u intervistuar do të mjaftonte një ftesë e zakonshme, organet e shtetërore përsëri zgjodhën metodën e pakuptimtë të shoqërimit deri në prokurori, të ish-drejtorit, ndërsa MPB lëshoi deklaratë se është fjala për arrestimin e tij”.

ARKATANA

Kamberi thotë se një veprim i tillë më shumë i ngjanë një presioni politik, sidomos para zgjedhjeve.

“I gjithë ky spektakël natyrisht përfundoi me mbarimin e intervistimit dhe personi i “arrestuar” doli të jetë shoqëruar vetëm për intervistim”.

Deputeti shqiptar në Serbi thotë se fjala është për tentativë të vazhdueshme të presioneve që po i bëhen drejtuesve shqiptarë të institucioneve publike./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.