Hidromorava

Shaip Kamberi: Të bashkëpunojmë me çdo mik, por edhe të luftojmë me çdo armik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në seancën e parë të kuvendit komunal në Bujanoc, Shaip Kamberi është rizgjedhur kryetar i komunës së Bujanocit për mandatin katërvjeçar të dalë nga zgjedhjet e 24 prillit.

Ai gjatë fjalimit të parë në cilësinë e kryetarit falënderoi këshilltarët për besimin e dhënë duke qenë i vetëdijshëm për problemet që ka Bujanoci, shkruan Titulli.com.

“Une e di që Bujanoci përballet me sfida të shumta që kërkojnë angazhim maksimal prej secilit prej nesh që nënkupton 100% angazhim të mundësive dhe kapaciteteve tona që do ti japon në punë dhe detyrat që i kemi marrë”, theksoi Kamberi.

Hidromorava

Kryetari i porsazgjedhur, Shaip Kamberi është shprehur se i duhet një bashkëpunim i shumicës parlamentare dhe opozitës që shpresojmë se do të jetë konstruktive që do të jetë garantuesi më i mirë i punës dhe gabimeve eventuale.

“Ne duhet me seriozitetin më të madh t’i qasemi obligimeve që i kemi marrë dhe të ndihmojmë bujkun, shkollat, të ndihmojmë qytetarin e komunës së Bujanocit të ofrojmë mundësi për secilin e të mos ndihet i rrezikuar asnjë qytetarë. Të hapim rrugë më diasporën tonë të fuqishme dhe të bashkëpunojmë me çdo mik por edhe të luftojmë me çdo armik që nuk ja do të mirë komunës së Bujanocit”, deklaroi mes tjerash Kamberi.

Shaip Kamberi duke folur për të ardhmen e qeverisjes së tij tha se në bashkëpunim me të gjithë mundë të arrihen objektivat dhe pritshsmërit e qytetarëve të realizohen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.