GRANDEMALL

Shaip Kamberi takon Vuçiqin: Nuk e kemi prioritet pjesëmarrjen në qeveri, por çështjen e pasivizimit të adresave dhe ndryshimin e Ligjit për flamurin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbise, Shaip Kamberi sot ka bërë të ditur se ia ka dorëzuar kërkesat presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kamberi në një postim në Facebook shkruan nuk është prioritet i tyre participimi në qeveri, por, integrimi në institucionet publike dhe shtetërore në nivel lokal e regjional, ndërprerja e pasivizimit, fondi zhvillimor për Luginën.

“Zbatim të marrëveshjeve për Luginën, ndryshim të ligjeve për minoritetet dhe fond për zhvillim” ishin kërkesat që, sot, në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia dorëzuam presidentit të Republikës së Serbisë.

FITORJA

Nuk është prioritet i joni participimi në qeveri, por, integrimi në institucionet publike dhe shtetërore në nivel lokal e regjional, ndërprerja e pasivizimit, fondi zhvillimor për Luginën, ndryshimi i Ligjit për flamurin ishin pikat që potencuam në takimin e sotëm.

Pjesëmarrja në qeveri, derisa nuk jemi të integruar në nivel lokal e regjional, është koncept politik që nuk është prioritet i Koalicionit të shqiptarëve të Luginës”, shkruan Kamberi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.