Hidromorava

Shaip Kamberi reagon pas videos ku shihen zyrtarë të Serbisë duke i thurur vargje gjenocidit të Srebrenicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas videos ku shihen zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, duke kënduar këngë ultranaciobnaliste e duke i thurur lavde gjenocidit të Srebrenicës dhe duke bërë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi, raporton Express

Kamberi ka shkruar në Facebook se këngët e policëve për Sredrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Sërbisë së Vulinit dhe Vuçiqit.

UBT

“Këngët e policëve për Srebrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit. “O Pazar – Vukovari i ri, oj Sjenicë – Srebrenicë e re”. Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit”, ka shkruar Kamberi.

Ndryshe, videoja ku shihen zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, duke i thurur vargje gjenocidit të Srebrenicës, është realizuar në një restorant në Priboj të Serbisë, gjatë festës së Vitit të Ri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.