United Hospital

Shaip Kamberi përplaset keq me ministrat e Vuçiqit në Parlamentin serb

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përsëri është treguar i zëshëm. Këtë herë gjatë seancës së Kuvnedit të Serbisë, deputeti shqiptar ka pasur një polemikë me ministren e Integrimeve Evropiane, Jadranka Joksimoviq dhe me shefin e Grupit Parlamentar të SNS-së, Aleksandar Martinoviq, shkruan Gazeta Express.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Kamberi, ka publikuar një pjesë të deklaratës së tij drejtuar Joksimoviqit dhe Martinoviqit, në lidhje me demokracinë, pasi që kishte qenë Joksimoviq, ajo e cila i kishte thënë Kamberit se shenjë e demokracisë është edhe pjesëmarrja e tij në Kuvendin e Serbisë.

“Pjesëmarrja ime në parlament është rezultat i pjesëmarrjes në zgjedhje dhe përkrahjes së qytetarëve. Demokracia e as shteti nuk më kanë dhënë dhuratë këtë mandat. Nuk më keni falë ju asgjë. Nuk është kjo e drejtë të cilën me zemërgjerësi na ka fal shteti. Nëse të drejtën time për të folur lirshëm e konsideroni si rezultat të jashtëzakonshëm të demokracisë, atëherë, zonja dhe zotërinj, Ju keni probleme serioz me demokracinë”, ka thënë ndër të tjerash Kamberi.

UBT

Postimi i plotë i Kamberit:

Replika me Ministrin e punëve të jashtme Nikola Selakovic, Ministreshën për integrime evropiane Jadranka Joksimovic dhe përfaqësuesin e grupit parlamentar të SNS, Aleksandar Martinovic

“Pjesmarrja Juaj këtu është dëshmi e demokracisë”, tha ministresha Joksimovic. Pjesmarrja ime në parlament është rezultat i pjesmarrjes në zgjedhje dhe përkrahjes së qytetarëve. Demokracia e as shteti nuk më kanë dhënë dhuratë këtë mandat. Nuk më keni falë ju asgjë. Nuk është kjo e drejtë të cilën me zemërgjerësi na ka fal shteti. Nëse të drejtën time për të folur lirshëm e konsideroni si rezultat të jashtëzakonshëm të demokracisë, atëherë, zonja dhe zotërinjë, Ju keni probleme serioz me demokracinë. E nëse po flisni për Bujanocin dhe mospërfshirjen e partive politike serbe në shumicën e re, kujtone Medvegjën, ku për herë të parë në vitin 2018 i keni përjashtuar shqiptarët nga qeverisja lokale. Ju nuk e keni hallin e serbëve të Bujanocit. Ju e keni hallin e SNS-it në opozitë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.