Fidanishtja

Shaip Kamberi në Ambasadën Amerikane në Beograd, ia tregon Hill’it kërkesat e shqiptarëve

/ 1 minutë lexim

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher R. Hill, për të diskutuar për gjendjen e shqiptarëve atje.

Kamberi, i cili u prit në ambasadën amerikane në Beoggrad, tha se i ka treguar Hill për kërkesat që koalicioni i tij ia ka dërguar presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Uji Dea

“Në Ambasadën e SHBA në Beograd, bashkëbisedova sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇲, SH. T. Christopher R. Hill. Me ambasadorin Hill bashkëbiseduam për kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia kemi dhënë presidentit Vuçiq, për nevojën e realizimit të Planit 7 pikësh dhe për situatën në Luginë në përgjithësi”.

Kamberi tha se prezenca më e madhe e SHBA-së në Luginë dhe përkrahja e kërkesave të tyre legjitime ishin temë e bashkëbisedimit në takim.