ARKATANA

Shaip Dubova – fotograf nga Kosova

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Fotografin Shaip Dubova –
E njeh Gjilani, e mbarë Kosova !
Ka shumë foto artistike –
Me përmbajtje historike !
Refreni:
Me loçkë t’ zemrës, këtë këngë ta këndova –
Rrofsh sa malet, Shaip Dubova !
Jem krenarë që të kemi artist –
Shëmbëlltyrë, fotografist !
Çka s’e kem menduar, as s’e kemi pritë –
Nga 400 foto, i bëje për një ditë !
Krenohet Vatani, krenohet Kosova –
Lum që t’ pat Gjilani, o Shaip Dubova !

Me robërit e luftës, gjithçka përjetove –
Raste çka nuk prit, i fotografove !
Fotograf Shaip Dubova, asnjëherë nuk prite –
Mbi 400 foto, zhvillove gjatë një dite !

Fotografi Shaip Dubova e ka të vështirë –
Të kujtojë njerëz të plagosur për toke të shtrirë !
Që t’i kujtojë fotot, ai që i ka parë –
Plotë me njerëz të vdekur nga armiqtë të vrarë !

T’ kujtojë njerëz pa duar edhe njerëz pa këmbë –
T’ kujtojë njerëz me pamje shumë të rëndë !
T’ kujtojë njerëz në fusha, në lugje, nëpër male –
T’ cilët kishin mbetur pa organet gjenitale !….

N’ fotografi t’ Shaip Dubovës, atij burrë shqiptari –
Nëpër to, kudo shihet xhelati, paramilitari !…
Nëpër foto t’ trishta, ai gjithçka ka parë –
Paramilitarët serbë duke vrarë e prerë shqiptarë !…

T’ gjitha këto foto i ka ruajtur për mik –
Mos të shihen nga armiku që sjell shumë rrezik !
Pas përfundimit të luftës, i ka dorëzuar në OSBE
Dhe n’ organet e Qeverisë s’ përkohshme që punonte për ne !

Por , kurrë nuk e di se ku kanë shkuar ato fotografi –
Kështu sqaron Shaip Dubova, ai njeri zotër !
Ushtria dhe policia serbe, vriste civilë të pafajshëm –
Kapte peng dhe njerëzit me profesion të këndshëm !

Të njohur si robër lufte , thuhet –
Është një rast që ia vlen të shkruhet !
Është padyshim zënia rob që e kuptova –
Peng e fotografit tonë Shaip Dubova !

Sipas Dubovës , që ishte i pa punë –
Forcat serbe e kanë detyruar me dhunë ,
Që të punojë për ushtrinë dhe policinë serbe ,
Ta komandojnë ata që janë me sy të verbër !

Mobi Casa

Nga data 9 Maj 1999 –
Dubova përjetoi vuajtje shumë të rëndë !
Deri në ditën e hyrjes së forcave të NATO-së –
Populli shqiptarë kurrë nuk është rehatosë !

“Për punën e dhunshme që kam bërë gjatë luftës pa plan –
E kam njoftuar edhe degën e LDK-së në Gjilan !
Unë isha i zënë robër dhe me sytë e mi kam parë e zhvilluar –
Mbi 400 fotografi, vetëm gjatë një dite i kam punuar !

Të gjitha vrasjet e ndodhura në Kosovë duke luftuar –
Nga forcat serbe , nëpër foto , unë, i kam zhvilluar !”
Kështu rrëfen fotografi Shaip Dubova –
Që t’ i ruaj në histori anë e mbanë Kosova !

Ai, madje e ka vështirë , nga kujtimet për t’ u ndarë –
Herë pas here , t’i kujtojë fotot që i ka parë !
Të kujtojë njerëz të plagosur edhe njerëz të vrarë –
Që të gjithë n’ lufta frontale që ishin shqiptarë !

“Kam parë njerëz pa duar edhe njerëz pa këmbë –
Që për mua ishte përjetim shumë i rëndë !
Nëpër fusha , kodra edhe nëpër male –
Kam parë njerëz që ishin pa organet gjenitale !…

Kam parë edhe foto me paramilitarë –
Ku shihen duke vrarë viktima shqiptarë !
T’ gjitha këto foto i kam ruajtur me shumë rrezik përmbi dhe
Dhe pas luftës i kam dorëzuar të gjitha në OSBE !

Në organet e Qeverisë së përkohshme , shumë i kam dorëzuar –
Por, unë kurrë nuk e di , ato fotografi ku kanë shkuar ?!”
Kështu sqaron fotografi i nderuar Shaip Dubova –
Që ta kuptojnë gjeneratat kah i ka marrë Kosova !

“Fotot e para që i kam zhvilluar me njerëzit e egër-
Janë nga masakra e Krushës dhe vrasjet nëpër Zhegër !
T’ gjitha fotot e zhvilluara nga serbët e asaj kohe –
Janë shumëzuar dhe janë bërë të gjitha nga shtatë kopje !

Ato janë dërguar menjëherë për në Beograd ” –
Thotë Shaip Dubova , ai hallall evlad !
Përmes kësaj kënge , ne ju preferojmë –
Që Shaip Dubovën , kurrë mos ta harrojmë !

Gjilan, më 28.06. 2021 vj.
Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.