Eko Higjiena

Shaip Beqiri i njohur si mjeshtër i shkrimit prezanton “Hidrën e mllefit” edhe në Gjenevë

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Mbrëmë në ambientet e Universitetit Popullor Shqiptar të Gjenevës, në praninë e shumë artdashësve të fjalës së shkruar artistike është bërë promovimi i përmbledhjes me poezi “Hidra e Mllefit” të Shaip Beqirit.

Fillimisht mysafirët e kësaj mbrëmje letrare i ka përshëndetur zonja Albana Krasniqi – Malaj, drejtoreshë e UPSH-së. Duke shpalosur përmbajtjen e programit zonja Krasniqi – Malaj ka folur në pika të shkurtra për jetën dhe veprën e poetit dhe publicistit Shaip Beqiri.

Pastaj vlerësime kritike mbi përmbledhjen me poezi “Hidra e Mllefit” kanë dhënë krijuesit Francesko Micieli dhe Gani Bytyçi.

Në pamundësi për të qenë i pranishëm në këtë mbrëmje letrare Xhemail Ahmeti, tani Jon Leka, njëri nga njohësit më të mirë të veprës së Beqirit dhe Arbër Ahmetaj po ashtu autor i denjë dhe për respekt i shumë veprave dhe publikimeve letrare vlerësimet e tyre rreth librit në fjalë të Z. Beqiri i kanë dërguar në formë të shkruar. Kurse ato së bashku me disa poezi të shkëputura nga libri i Beqirit i ka lexuar zonja Nerxhivane Ferati.

Krijuesi me origjinë arbëreshe Francesko Micieli e cilëson vëllimin me poezi Hidra e Mllefit si arritje të madhe të letërsisë sonë bashkëkohore ndërsa autorin Beqiri e quan mjeshtër të vërtetë të fjalës së shkruar. Micieli si njohës i shkëlqyeshëm i gjuhëve romane përmbledhjen me poezi Hidra e Mllefit të përkthyer edhe në gjuhën gjermane nga studiuesi i njohur Hans- Joachim Lanksch e konsideron edhe si libër shkencor ngase në te thotë ai i gjejmë të ndërtuara për mrekulli pothuajse të gjitha shprehjet dhe figurat stilistike si: krahasimin, epitetin, metaforën, simbolikën, alegorinë etj.

Ndërkaq Gani Bytyçi i njohur në opinion si piktor dhe krijues i vargjeve vlerësoj lartë idetë dhe porositë që dalin nga muza poetike e Shaip Beqirit.

FIDANISHTJA

Poezitë e Beqirit thotë Bytyçi kanë formë të organizuar mirë dhe si të tilla lidhen kuptimisht njëra me tjetrën. Në krijimet e Beqirit gjejmë plot fjalë e shprehje të reja që hasen rrallë në të folmen e përditshme dhe në libra.

Beqiri përveçse na dhuron poezi të bukura e me domethënie ai ndreq dhe arnon gjuhën që shkatërrohet dhe shembet pa pushim nga qerret e rënda të prozës dhe gojëtarisë, të cilat shtypi, e televizioni i nisin çdo mëngjes në të katër anët e trojeve tona shqipfolëse. Sipas Bytyçit puna krijuese e Shaip Beqirit ,s’është vetëm pronë e kulturës sonë por edhe e asaj gjermane, frënge, angleze, rumune, kroate e sllovene.

Fjalë rasti ka mbajtur edhe autori i kësaj përmbledhje Shaip Beqiri, i cili ka falënderuar me fjalë të përzgjedhura organizatorin e kësaj mbrëmje letrare.

Beqiri gjithashtu ka shprehur falënderim ndaj përkthyesit të veprës së tij Z. Hans-Joachim Lanksch, të cilin e quajti më mik se askush tjetër të shqiptarëve dhe të kulturës së tyre. Më pastaj poeti Beqiri ka ndarë nga libri i tij për të pranishmit poezinë”Mermeri i Zbardhur” kushtuar të atit Rexhepit. Në këtë poezi autori shpreh ndenjën e fuqishme të respektit ndaj babait të tij. Natyrisht gjatë leximit të kësaj poezie vërehej dhembja e madhe e me plot emocione e poetit dhe publicistit Shaip Beqiri, i cili si i përndjekur politik nuk pati mundësi që trupin e pajetë të bacës Rexhë ta lëshojë në dheun e përzier me gjak të Vendenisit të lashtë.

Pas leximit edhe të dy- tri poezive të tjera nga vet autori Grupi folklorik” Rapsodët” nga Gjeneva,pjesëmarrës të Festivalit mbarëkombëtar ”Gjirokastra 2015” ekzekutuan disa valle të bukura burimore me çfarë këtij manifestimi letrar i dhanë epitetin e një mbrëmje të këndshme dhe të paharruar./arif ejupi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.