Fundamenti

Shaip Beqiri: “Hydra des Zorns/Hidra e Mllefit”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shaip Beqiri është poet dhe publicist i njohur nga Kosova. Gazeta “St.Galler Tagblatt” i bën një prezantim të shkurtë atij dhe librit të porsabotuar poetik në gjuhën gjermane dhe shqipe.

Vëllimin e parë me poezi Shaip Beqiri e ka botuar që në vitin 1976. Ai jeton nga viti 1995 në Zvicër ku ka vazhduar krijimtarinë e tij poetike dhe publicistike. Pas një numri paraqitjesh të poezive të tij në përmbledhje dhe antologji të ndryshme në gjuhën gjermane, tash vjen edhe libri i tij i parë i botuar në dy gjuhë: gjermanisht dhe shqip, me titullin “Hydra des Zorns/Hidra e mllefit”.

Libri është botim i shtëpisë së njohur botuese të Cyrihut “Limmatt Verlag” dhe përfshin një përzgjedhje poezish të autorit.

Ai është përkthyer në gjermanishte nga Hans-Joachim Laksch dhe vjen në kuadër të serisë “Zweisprachige Lyrik” (poezi dygjuhësore) të shtëpisë së përmendur botuese.

Mobi Casa

Në këtë vëllim poezish gjejmë vargje herë plot mllef e herë nostalgjike, pasi që Beqiri ishte i detyruar të braktiste vendin e tij pa vullnetin e tij.

Ai jeton në Ostermundingen të Bernës, ku është strehuar si i përndjekur politik. Arratisja dhe qenia gjithmonë në rrugë e sipër “…në mes të mijëra plagëve të hapura…” e kanë cilësuar dhe e cilësojnë poezinë e tij, disa prej të cilave janë krijuar para dhe disa pas ikjes.

“Nganjëherë mund të kthehem nën strehën time të parë”, pastaj ai e sheh veten atje ku ka lënë rraqet e veta, atëbotë, në shtëpinë e gurtë, atje, prej nga vjen.

Në faqen e njëjtë të gazetës është prezantuar edhe libri “Piramida”, i shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, të përkthyer në gjuhën gjermane./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.