Fundamenti

Shahini: Vendimi i Qeverisë i detyruar, BE-ja mos të tregohet e njëanshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për masën tarifore prej 10 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina, ka qenë vendim i detyrueshëm.

“Kjo nuk duhet ta zmbraps Qeverinë e Kosovës por ta detyrojë Serbinë t’i respektojë marrëveshjet e arritura”.

Në një prononcim për gazetën “Epoka e re”, Shahini ka thënë se Qeveria e Kosovës ka qenë e detyruara ta merrë këtë vendim.

KKVITI

Ndërkaq sa i përket reagimit të BE-së se kjo masë është në kundërshtim me CEFTA-n dhe MSA-në, Shahini ka thënë se Bashkimi Evropian është duke u treguar i njëanshëm sa i përket trajtimit të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, BE-ja duhet të tregohet racionale dhe mos të diskriminohen prodhuesit vendor.

“Vendimi i Qeverisë ishte i detyrueshëm, ne duhet t’i mbrojmë prodhuesit tanë dhe të sjellemi në të njëjtën mënyrë me shtetin serb. Nuk është hera e parë që faktori ndërkombëtar ka dalv në njërën anë duke e mbështetur Serbinë dhe diskriminuar Kosovën. BE-ja po tregohet e njëanshme, andaj duhet të bëjë presion tek Serbia dhe mos të maltretohen qytetarët dhe bizneset tona”, ka thënë Shahini për “Epokën e re”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.