Fundamenti

Shahini: Vendimi i Hajdarit në kundërshtim me parimet e Qeverisë e interesat e zhvillimit ekonomik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vendimi i ministres së Indrustrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari për heqjen e taksës ndaj bllokave të ndërtimit të importuar nga Serbia, po e konsideron në kundërshtim me parimet e Qeverisë, kryetari i AKB-së Agim Shahini.

Shahini në një intervistë për Ekonomia Online, shtoi se ende nuk dihet se përse ka ardhur deri të ky vendim.

FIDANISHTJA

Siç thotë ai vendimi është në kundërshti me interesat e zhvillimit ekonomik, derisa ka shtuar se ekzekutivi e kundërshton mini-shengenin, por në të njëjtën kohë merr një vendim për lirim të taksave.“Ne ende nuk e dimë se si ka ardhur vlerësimi për tërheqje, i cili ka qenë mbështetje për prodhuesit vendorë bazuar në dumping dhe kjo është kundërshtim me interesat të zhvillimit ekonomik, por ne nuk e dimë se si ka ardh deri te një vendim i tillë. Kjo është në kundërshtim me parimet e qeverisë së Kosovës kur ajo e kundërshton që të jetë pjesë e mini-shengenit për lirimin e taksave”.“Ne presim qe ajo të tërheq edhe vendimin tjetër që ka të bëjë me 4 centëshin e importit të miellit që po ashtu është një taks mbrojtëse. Natyrisht se ne partnerë të shumë produkteve për import e kemi Serbinë dhe është konkurrenti kryesor. Politikat investuese në Kosovë nuk janë favorizuese janë taksat e një pas njëshme”, tha ai për EO.Ai ka folur edhe mini-shengenin, duke theksuar se i gjithë Ballkani duhet të fokusohen të shengeni i Ballkanit Evropian.“Dje ishte mini-shengen, sot Ballkani i Hapur, nesër mund të jetë Ballkanija dhe pasnesër nuk mund të ekzistoj, të gjithë në Ballkan duhet të fokusohen në shengenin e madh e ai është Bashkimi Evropian”.

Rozeta Hajdari, ministrja e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, ka hequr taksën për bllokat e ndërtimit që importohen nga shteti fqinj verior, Serbia.Vendimi për largimin e masës mbrojtëse antidamping prej 0.02 eurove për bllokat standard 19x19x25, është marrë më 7 korrik të këtij muaji.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.