UBT

Shahini: Të hyrat e Doganës s’janë rezultat i rritjes ekonomike, këta janë faktorët që ndikuan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, i tha Ekonomia Online, se nuk mund të pohohet se shteti ka ndërhyrë në “fryrjen” e statistikave të të hyrave doganore, kjo pas publikimit të Lëvizjes Vetëvendosje të një grafikoni ku paraqitet rritje mbi 70 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.

Partia në pushtet këtë rritje të të hyrave e ka paraqitur si sukses të qeverisjes së mirë, por sipas Shahinit në këtë rritje të të hyrave ka ndikuar një sërë faktorësh të tjerë, por kjo sipas tij, nuk është si rezultat i rritjes ekonomike.

Shahini tha se në rritjen e të hyrave kanë ndikuar rritja e aktiviteteve të konsumatorëve dhe bizneseve, rritja e çmimeve e inflacioni i lartë dhe rritja e konsumit.“Nuk mund të themi që Qeveria mund të ndërhyn në fryrjen e statistikave të importuara ose të eksportuara nga Dogana. Bilanci del që dogana ka mbledhur mbi 1 miliard euro ose mbi 74 milionë më shumë se në vitin e kaluar në periudhën e njëjtë, por si ka ardhur kjo, ne duhet të dimë se pari t’i falënderojmë konsumatorët dhe bizneset që kanë rritur aktivitetin e vetë”.

RCCOLA

“Së dyti është ajo që e ka goditur Kosovën dhe tregun e Kosovës, inflacioni, rritja e çmimeve por edhe rritja e konsumit. E katërta është që doganat shpesh e rritin faturat, nuk i pranojnë faturat e importeve dhe ato rriten artificialisht, në këto raste dëmtohen bizneset dhe kemi shumë ankesa nga to që ankohen në doganë dhe ato janë në proces gjyqësore”, tha ai për EO.

Sipas kryetarit të AKB-së kjo rritje nuk është si rezultat i rritjes ekonomike të vendit, sipas tij, nuk ka rritje në mënyrën sasiore të konsumit, por ka rritje të çmimeve.

“Gjithsesi ky nuk është rezultat i rritjes ekonomike të Kosovës, është rezultat i inflacionit është rezultat i rritjes së çmimeve. Ne nuk kemi rritje në mënyrë sasiore të konsumit, por kemi rritje të çmimeve dhe kjo është e natyrshme në çdo vend dhe kjo neve nuk na jep indikacion të rritjes ekonomike”, tha ai.