Fundamenti

Shahini për caktimin e çmimit tavan të derivateve: I dëmton bizneset, Qeveria duhet t’i publikojë emrat e abuzuesve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se vendimi i Ministrisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për çmimin tavan të derivateve, është i dëmshëm për kompanitë e naftës, raporton Ekonomia Online.Në një prononcim për Ekonomia Online, Shahini ka thënë se Qeveria s’duhet të marrë vendime pa konsultim paraprak me bizneset në fjalë.

Shahini ka thënë se Qeveria duhet t’i bëjë publike emrat e kompanive që kanë keqpërdor me çmime, e jo të përfshihen të gjitha.“Është një vendim i befasuar, është një vendim që i prekë bizneset, pavarësisht që arsyetimi është i Qeverisë dhe Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë se vendimi për përcaktimin e masës me afat 30 ditësh është një vendim për shkak të disa kompanive të cilat e kanë keqpërdorë situatën. Qeveria duhet të dalë me emra dhe mbiemra kush e ka keqpërdorë dhe qysh e ka keqpërdorë dhe ata të ndëshkohen, jo të ndëshkohen të gjitha kompanitë”, tha Shahini për EO.

Uji Dea

Ai ka thënë se për vendime të tilla duhet të ketë negocim, e jo vendime që përfshijnë të gjitha kompanitë.“Mendoj që ky vendim është i panegociueshëm por duhet Qeveria ta negociojë, pra Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me naftëtarët me kompanitë veç e veç dhe nuk duhet të bien pre të gjitha kompanitë e keqpërdoruesve të një kompanie apo dy kompanie, pavarësisht kush janë ato, duhet të publikohen, duhet të ndëshkohen dhe jo të ndëshkohen të gjitha kompanitë private, kompanitë e naftëtarëve”, tha Shahini.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), gjatë ditës së mërkurë ka marrë vendim që t’i caktojë çmimet e naftës.Sipas vendimit të marrë nga ministrja Rozeta Hajdari, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) eurocentë për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.