ARKATANA

Shahin kritikon Bashkësinë Islame në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kemajl Shahin i cili në emër të komitetit ka bartur një pakënaqësi, ngase Bashkësia Islame nuk po respekton gjuhët si turqishten dhe gjuhën boshnjake. Dhe dihet mirëfilli se në Komunën tonë jetojnë komuniteti turk, boshnjak dhe goran, e që do të duhej të punohet më shumë në këtë drejtim sepse mbishkrimet e BI në Gjilan duhet të jenë edhe në këto gjuhë.

Komiteti për Komunitete ka mbajtur mbledhjen e fundit para pushimeve verore, ku ka pranuar një informatë të shkurtër nga Policia e Kosovës për gjendjen e sigurisë dhe ka miratuar raportin e punës të Zyrës për Komunitete dhe Kthim.

Pika të rendit të ditës ishin informata nga Policia e Kosovës në Gjilan lidhur me sigurinë e përgjithshme në Komunën tonë si dhe hapat të cilët duhet të merren për të ardhmen, raporti i punës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti i zyrës për Komunitete dhe Kthim, gjithashtu komiteti ka dhënë edhe një vërejtje për Bashkësinë Islame në Gjilan.

Uji Dea

Me këtë rast Kemajl Shahini, kryesues i këtij komiteti, ka thënë se sa i përket sigurisë në Gjilan, vlen të theksojmë dhe krenohemi për së miri, ngase siguria në Gjilan është në nivelin e duhur, komiteti i ka ofruar si gjithnjë Policisë së Kosovës ndihmën e çfarëdo natyre për mbrojtjen e interesit të qytetarëve pa dallime etnike, në kuadër të sigurisë.

Ai tha se edhe sa i përket raportit gjashtëmujor të ZKK-së i cili është aprovuar unanimisht, janë kërkuar disa plotësime teknike, ngase si i tillë ai ka qenë i pranueshëm për të gjithë anëtarët e Komitetit.

Shahini i cili në emër të komitetit ka bartur një pakënaqësi, ngase Bashkësia Islame nuk po respekton gjuhët si turqishten dhe gjuhën boshnjake. Dhe dihet mirëfilli se në Komunën tonë jetojnë komuniteti turk, boshnjak dhe goran, e që do të duhej të punohet më shumë në këtë drejtim sepse mbishkrimet e BI në Gjilan duhet të jenë edhe në këto gjuhë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: