Shahin: Arrestimet e fundit nuk ia dëmtojnë imazhin e mirë Gjilanit evropian

Gjilan – Kemajl Shahin kryetar i komitetit për komunitete në Gjilan thotë për rajonipress se pavarësisht arrestimeve të fundit që ndodhen edhe në Gjilan, ky qytet vazhdon të mbetet qytet i paqës, tolerancës dhe klimës së mirë ndëretnike.
Kemajl Shahin kryetar i komitetit për komunitete thotë se arrestimet e fundit nuk e kanë destabilizuar situatën e sigurisë në këtë qytet i cili për vite të tëra pas luftës vazhdon të mbetet qyteti me një siguri më të lart në Kosovë raporton rajonipress.
Shahin tha se arrestimet e fundit nuk kanë ndikuar tek komunitetet joshqiptare pasiqë ato po shihen si arrestime që ndikojnë edhe më shumë në rritjen e sigurisë.”Gjilani ka një siguri 100% të lartë dhe ka një imazh të mirë në aspektin e sigurisë dhe të tolerancës ndëretnike. Edhe arrestimet e fundit nuk e kanë dëmtuar për asnjë moment këtë epitet që Gjilani vazhdon ta mbajë tash e disa vite” tha Shahin.
Shahin tha se Gjilani po ndërton edhe më shumë mekanizma dhe kapacitete për ta avancuar sigurinë dhe për të avancuar të drejtat e komuniteteve. “Unë po befasohem kur po dëgjoj se në Gjilan e Anamoravë ka ekstremizëm apo grupe tjera që merren me këto dukuri. Në çdo vend të botës ka njerëz që e prishin rehatinë, por nuk mund të prishet imazhi i një qyteti me katër veta të arrestuar” thotë Shahin.
Shahin thotë se këto raste janë të izoluara dhe nuk gjejnë përkrahje e as mbështetje në mesin e popullatës shumicë shqiptare./rajonipress/