United Hospital

Shabani: Refugjatët nga Kosova Lindore tash e 16 vite të harruar

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ne Lëvizja “Vatra” kërkojmë nga faktori politik ndërkombëtar dhe ai vendor që të bëjnë ndonjë hap për kthimin e banoreve të dëbuar në shtëpitë e tyre. Ne kërkojmë që të investohet vetëm 10% të mjeteve sa investohen për kthimin e serbeve në Kosovë, e ne do të ishim të lumtur dhe të kënaqur” shprehet Gentiana Shabani.

Në qershor të vitit 1999 para 16 viteve, për banorët e Malësisë së Bujanocit , fshatrat kufitare të Komunës së Preshevës, të njohur si Malësia e Karadakut dhe ato të Komunës së Medvegjës do të kujtohet si një ditë e kobshme në gjithë historinë e asaj ane thotë Gentiana Shabani.

Në këtë ditë, nga këto vendbanime, banorët shqiptarë u dëbuan zhvendosën dhe u shpërngulën duke i lanë trojet e tyre nga presionet, dhuna, ku kulmi i të zhvendosurve ishte pikërisht në fund të qershorit të 1999 ka kujtuar Gentiana Shabani kryetare e Lëvizjes “Vatra”.

ARKATANA

Ajo thotë se që nga 10 qershori i vitit 1999 deri më 25 qershori i 1999 nga tri Komunat u zhvendosën 10.783 banorë shqiptarë që u strehuan apo u vendosën në Komunën e Gjilanit kurse pjesa tjetër është vendosur si ka ditur të gjinden në këso situate si në Prishtinë, Fushë Kosovë, Kamenicë etj.

“Ne Lëvizja “Vatra” kërkojmë nga faktori politik ndërkombëtar dhe ai vendor që të bëjnë ndonjë hap për kthimin e banoreve të dëbuar në shtëpitë e tyre. Ne kërkojmë që të investohet vetëm 10% të mjeteve sa investohen për kthimin e serbeve në Kosovë, e ne do të ishim të lumtur dhe të kënaqur” shprehet Shabani.

Sipas Shabanit dihet botërisht se qeveria e Serbisë investon mbi 200 milion euro në vit për kthimin e serbëve në Kosovë. “Po sikur të mos mjaftonte kjo edhe qeveria e Kosovës e faktori ndërkombëtar ndajnë miliona për ketë gjë. Për kthimin e shqiptarëve në Kosovën Lindore gjer tani nuk u investua as edhe një qindarke nga askush dhe nuk u morë askush me ketë popullatë bile Republika e Kosovës as nuk i njohu statusin e refugjatit kësaj popullate. Shpresojmë që me kohë faktori ndërkombëtar dhe ai shqiptarë në përgjithësi të kuptoj se Bujanoci, Presheva dhe Medvegja janë pjesë të Kosovës dhe ata banorë të dëbuar duhet të kthehen në shtëpitë e tyre” thotë Gentiana Shabani kryetare e “Vatrës”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.