Shabani: Për “Vatrën“ viti 2015 ishte vit i formimit të degëve dhe vit i reformës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kuptohet se gjatë këtij viti kemi pasur shumë pengesa e shumë sfida mirëpo së bashku me juve të nderuar,anëtarë, simpatizant, qytetarë ato janë bërë të padukshme, andaj gjatë vitit 2015 kemi bërë këto aktivitete për të thënë fillimin e suksesit të Lëvizjes Qytetare VATRA ka thënë Gentiana Shabani.

Aktivist, qytetar duke ju falënderuar për përkrahjen e sinqertë tuajën ndaj Lëvizjes Qytetare VATRA, më lejoni si kryetare e saj, në shenjë mirënjohje të ua shpalos punët kryesore brenda vitit që po e lëmë pas .

Kuptohet se gjatë këtij viti kemi pasur shumë pengesa e shumë sfida mirëpo së bashku me juve të nderuar,anëtarë, simpatizant, qytetarë ato janë bërë të padukshme, andaj gjatë vitit 2015 kemi bërë këto aktivitete për të thënë fillimin e suksesit të Lëvizjes Qytetare VATRA ka thënë Gentiana Shabani.

Pika referuese të sukseseve tona mundë të radhisim: Takime, lobim me ambasadorë të shteteve të ndryshme në Republikën e Kosovës për zgjidhjen e problemeve me te cilat ballafaqohen banoret e Kosovës Lindore, takime me spektrin politik të Kosovës Lindor, me qëllim të krijimit të bashkëpunimit të ndërsjellët në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të zhvendosur nga Kosova Lindore.

UBT

Filluam një reformë të thellë në Lëvizjen VATRA e cila reforme nuk u bë sa për sy e faqe por u bë për të ndryshuar stilin e punës dhe mentalitetit politik në Lëvizje. Si rezultat i kësejë reforme dhe hapjes se dyerve për figura te reja u zhvilluan aktivitetet për shtrirjen e Lëvizjes Qytetare VATRA, në tërë territorin e Republikës së Kosovës ku u arrit gjer te Krijimi i Degës në Fushë Kosovë me kryesinë e saj, Krijimi i Degës në Novobërdë, Caktimi i koordinatorëve te degëve ne Kamenice etj Gjithashtu u zhvilluan shume takimi me qytetarë në lagje për të dëgjuar hallet më të shpeshta të tyre, etj.

Viti 2016 do të jetë vit i sfidave te reja te cilat sida ne do te tentojmë ti shndërrojmë ne suksese ne rrugëtimin e rriten e Lëvizjes sonë, viti 2016 do te jete kurorëzim përfundimtarë i shtrirjes se “Vatrës” ne komunat e Republikës së Kosovës ku jetojnë luginasit me qellim bërjen e tyre me adrese politike.

Lëvizja Qytetare VATRA, falënderon gjithë qytetarët të cilët e kanë përkrahë VATRËN gjatë gjitha aktiviteteve që i kemi organizuar, dhe njëherit fton gjithë qytetarët që edhe më tutje të na përkrahni sepse ju jeni fuqia jonë për të vazhduar tutje drejt arritjes së qëllimeve – për kauzën e Kosovës Lindore ka thënë Kryetarja e Lëvizjes Qytetare VATRA, Gentiana Shabani./rajonipress/