Shabani: Malësia e Bujanocit dhe tërë Kosova Lindore të diskriminuar në shumë aspekte

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Të shtunën në një konferencë për media, kryetarja e Lëvizjes Qytetare “Vatra” Gentiana Shabani dhe nënkryetari Gani Krasniqi kërkuan që të hapen pika kufitare në Muhoc, Dobrosin dhe Breznicë të Bujanocit. Shabani tha se Malësia e Bujanocit por, edhe tërë Kosova Lindore është regjion mjaft i pazhvilluar në të gjitha aspektet, por edhe problem shumë i madh i organizimit shtetërorë.

“Është regjion shumë i diskriminuar dhe ka shumë mangësi në përhapjen e zyrave të institucioneve që, janë të domosdoshme për jetë normale. Regjioni më i pazhvilluar në Bujanoc, por edhe në tërë Serbinë janë fshatrat e Malësisë së Bujanocit si; Zarbica, Ramabuqa, Qarri, Suharrna, Novosella, Gjergjefci dhe Muhoci. Këto fshatra dhe disa fshatra të tjerë në komunën e Bujanocit si dhe Dobrosini, tani po përballen me probleme të mëdha, e problemi më i theksuar, është mosekzistimi i një pike kufitare ku këta banorë do të mund të pajisen me dokumente të nevojshme për kalimin e kufirit në mënyrë legale. Në pikat kufitare ekzistuese mund ta kalojnë vetëm banorët që kanë letërnjoftime të Serbisë dhe me vetura të Serbisë, kurse banorët e dëbuar apo dhe ata që duan ta bëjnë ndonjë vizitë në këto treva, e që nuk kanë letërnjoftime të Serbisë apo vetura me tabela të Serbisë nuk mund ta kalojnë kufirin” ka thënë Shabani.

Mobi Casa

Nënkryetari Gani Krasniqi ka thënë se banorët që kanë letërnjoftime të Kosovës dhe vetura me tabela të Republikës së Kosovës duhet të pajisën me dokumente në pikat kufitare në Konqul, e pastaj të vazhdojnë më tej drejt Bujanocit e Vranjës, për të hyrë në këto treva duke i ra rreth e përqark që është shume e mundimshme dhe zgjatë rrugën për mbi 50 kilometra rrugë të mundimshme e pa asfalt far.

“Pra ky veprim i mbylljes, së kufirit për banorët e Kosovës Lindore, dëshmon mjaft mirë se Serbia është e interesuar që këta banore të mos kthehen më atje duke mos ofruar mundësit e udhëtimit të lirë dhe duke nxjerr çdo ditë lloj- lloj pengesa për lëvizjen e lirë.Faktori ndërkombëtar duhet t’i dijë këto fakte dhe duhet që regjimit serb në Beograd t`i ve kushte para dhënies së statuseve integrues nga Bashkim Evropian” ka thënë Krasniqi./rajonipress/