Fundamenti

Shabani: Është e dhimbshme që pas 17 vitesh të dëbuarit nuk gëzojnë asnjë status

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Sa i përket gjendjes së qytetarëve të cilët janë dëbuar me dhunë nga forcat serbe prej Kosovës Lindore në konfliktin e armatosur 1999-2001 gjendja e tyre është mjaftë e rëndë, kjo pasiqë me vet faktin se këta qytetarë edhe pse kanë qëndruar mbi 17 vite në Republikën e Kosovës nuk gëzojnë asnjë status të qytetarit të Republikës së Kosovës të garantuar me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi shprehet Gentiana Shabani.

Zyra për Kosovë Lindore në bazë të kompetencave të saj është marr kryesisht me trajtimin e problemeve të qytetarëve nga Kosova Lindore, të cilët mbi 17 vite jetojnë në Republikën e Kosovës gjegjësisht në Komunën e Gjilanit e që nuk kanë akoma dokumente të Republikës së Kosovës thotë Gentiana Shabani kryetare e Lëvizjes “Vatra”

Sipas Gentiana Shabanit pretendohet se në Komunën e Gjilanit janë më shumë se 3500 qytetar të cilët janë dëbuar nga Kosova Lindore të cilët janë pa dokumente të Republikës së Kosovës, e që deri më tani Zyra për Kosovë Lindore ka pranuar më shumë se 400 qytetar të cilët i ka regjistruar si qytetar pa dokumente të Republikës së Kosovës dhe përveç regjistrimit këta qytetar edhe i ka udhëzuar për rregullim të dokumentave për marrjen e dokumentacionit, qoftë të përkohshme apo të përhershëm të Republikës së Kosovës raporton rajonipress.

“Nga janari deri në fund të majit të vitit 2016 janë zhvilluar me shumë se 30 takime me personalitete me ndikim në Republikën e Kosovës dhe në Kosovë Lindore, takime këto të cilat në fokus kanë pasur problematikën e qytetarëve të Kosovës Lindore, mundësinë e gjetjes së alternativës më të pranueshme për zgjidhjen e problemeve të këtyre qytetarëve si dhe krijimin e urave ndërlidhëse në mes Zyrës për Kosovë Lindore me Komunat e Kosovës Lindore dhe institucionet relevante të Republikës së Kosovës” thotë Shabani.

UBT

Sa i përket gjendjes së qytetarëve të cilët janë dëbuar me dhunë nga forcat serbe prej Kosovës Lindore në konfliktin e armatosur 1999-2001 gjendja e tyre është mjaftë e rëndë, kjo pasiqë me vet faktin se këta qytetarë edhe pse kanë qëndruar mbi 17 vite në Republikën e Kosovës nuk gëzojnë asnjë status të qytetarit të Republikës së Kosovës të garantuar me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi shprehet ajo.

Shabani thotë se mos pajisja me dokumente të Republikës së Kosovës, mohimi i shtetësisë, papunësia, mos mundësia për regjistrim në institucionet e larta shkollore të Republikës së Kosovës nga mungesa e dokumentacionit, ka bërë që gjendja e këtyre qytetarëve në vend se të përmirësohet ajo çdo ditë e më shumë po rëndohet, pasiqë me ta askush nuk u morr dhe nuk iu dha trajtimi adekuat asnjëherë.

“Prandaj, kjo çështje po kërkon trajtim serioz, të mundimshëm dhe të gjatë për arritjen e realizimit të qëllimeve të këtyre qytetarëve. Për të realizuar të drejtat e këtyre qytetarëve dhe për t’u dal në ndihmë qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore, kjo zyre u ka bërë thirrje përmes shkresave të ndryshme organeve të larta të Republikës së Kosovës, që të merren seriozisht me këtë çështje dhe ka kërkuar edhe njëherë zbatimin e Rezolutës për Kosovë Lindore të miratuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës si dhe ndryshimin e ligjit në fuqi për fitimin e shtetësisë, me qëllim që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet kjo çështje dhe ata qytetarë të cilët dëshirojnë dhe janë socializuar në Republikën e Kosovës t’u mundësohet marrja e dokumenteve të Republikës së Kosovës” tha Gentiana Shabani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.