Shaban Xhymshiti, njeriu që ndërtoi suksesin me djersë, punë dhe zemër të madhe njerëzore
Gjilan – Në një kohë kur biznesi shpesh matet vetëm me shifra e fitime, historia e Shaban Xhymshitit dëshmon se suksesi i vërtetë ndërtohet me ndershmëri, përkushtim dhe humanizëm. Pronari i kompanisë së njohur “Inter – Plast Trocal”, një nga kompanitë më kredibile në Kosovë dhe rajon, sot konsiderohet jo vetëm lider i industrisë së prodhimit të dyerve, dritareve dhe fasadave moderne, por edhe një model i rrallë i sipërmarrësit që nuk e harroi asnjëherë njeriun. Për Shaban Xhymshitin, puna ka qenë gjithmonë moto jete, ndërsa djersa dhe sakrifica rruga e vetme drejt suksesit. Ai nuk besoi kurrë në rrugë të lehta, por në cilësi, ndershmëri dhe përpikëri, vlera që sot e dallojnë kompaninë e tij nga shumë biznese të tjera në Kosovë dhe rajon.
Në botën e biznesit, ku shpesh mungon njerëzorja dhe korrektësia, figura e Shaban Xhymshitit mbetet shembull i rrallë i sipërmarrësit që suksesin e ka ndërtuar me punë të ndershme, përkushtim dhe respekt për njeriun. I qetë në komunikim, i afërt me punëtorët dhe gjithmonë korrekt në bashkëpunim, ai ka arritur të krijojë jo vetëm një kompani të fuqishme, por edhe një kulturë pune që mbështetet mbi besimin, disiplinën dhe profesionalizmin.
Për Shaban Xhymshitin, puna ka qenë gjithmonë moto jete, ndërsa djersa dhe sakrifica rruga e vetme drejt suksesit. Ai nuk besoi kurrë në rrugë të lehta, por në cilësi, ndershmëri dhe përpikëri, vlera që sot e dallojnë kompaninë e tij nga shumë biznese të tjera në Kosovë dhe rajon.
Shaban Xhymshiti – simbol i punës së ndershme, korrektësisë dhe suksesit të ndërtuar me djersë
I njohur për karakterin e sinqertë dhe human, Shabani ka ditur të ruajë raportin njerëzor me secilin punëtor, duke e konsideruar stafin si pjesë të familjes së madhe të kompanisë. Pikërisht kjo qasje e rrallë njerëzore e ka bërë atë të respektuar jo vetëm si biznesmen i suksesshëm, por edhe si njeri me zemër të madhe dhe integritet të lartë moral.
Në çdo projekt, në çdo bashkëpunim dhe në çdo vendim të tij, vërehet përkushtimi ndaj cilësisë dhe korrektësisë, dy shtylla mbi të cilat ai ndërtoi emrin dhe reputacionin e “Inter Plast Trocal”, një kompani që sot përfaqëson krenari për Gjilanin dhe Kosovën në tregjet ndërkombëtare.
Nga një kompani e vogël e themeluar në vitin 2003 me vetëm shtatë punëtorë, “Inter – Plast Trocal” është shndërruar në një gjigant industrial me dhjetëra punëtorë dhe partnerë ndërkombëtarë në Zvicër, Gjermani, Austri, Francë dhe Amerikë. Pas këtij rrugëtimi qëndron vizioni, puna e palodhshme dhe sakrifica shumëvjeçare e Shaban Xhymshitit, i cili gjithçka e ka ndërtuar me mundin e vet, pa rrugë të shkurtra dhe pa privilegje.
Sot, kompania që ai drejton është sinonim i cilësisë, seriozitetit dhe korrektësisë profesionale. Me investime milionëshe në teknologji moderne dhe makineri robotike, “Inter – Plast Trocal” është bërë kompani lidere në rajon, duke dëshmuar se bizneset kosovare mund të konkurrojnë denjësisht edhe në tregjet më të zhvilluara evropiane.
Por ajo që e bën të veçantë figurën e Shaban Xhymshitit nuk është vetëm suksesi ekonomik. Ai njihet si një njeri me zemër të madhe, i afërt me njerëzit dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmojë ata që kanë nevojë. Janë të shumta rastet kur ai ka ndërtuar shtëpi për familje në nevojë, ka ndihmuar me mjete financiare, ka blerë vetura për njerëz në vështirësi dhe ka qenë pranë shumë familjeve që përballeshin me sfida sociale e ekonomike.
Në kompaninë e tij, punëtori respektohet si pjesë e familjes. Pagat dinjitoze, kushtet e mira të punës dhe kujdesi ndaj stafit janë vlera që ai i ka kultivuar ndër vite. Për Shabanin, suksesi nuk ka kuptim nëse nuk ndahet me të tjerët.
Ai është shembulli i njeriut që nuk e harroi prejardhjen dhe sakrificat e jetës, një sipërmarrës që e ndjen dhimbjen e qytetarit të zakonshëm dhe që vazhdon të kontribuojë për komunitetin me përulësi e sinqeritet.
Sot, “Inter – Plast Trocal” nuk është vetëm një kompani e fuqishme prodhuese. Është histori suksesi, krenari për Gjilanin dhe Kosovën, por mbi të gjitha dëshmi se puna e ndershme, humanizmi dhe besimi tek njeriu mund të ndërtojnë jo vetëm biznes të fortë, por edhe respekt të përhershëm në shoqëri.
Shaban Xhymshiti: “Inter – Plast” u ndërtua mbi punën, besimin dhe kulturën e cilësisë
Në botën e biznesit, ku konkurrenca bëhet çdo ditë më e ashpër, Shaban Xhymshiti beson se vetëm puna e ndershme, profesionalizmi dhe respekti ndaj klientit e mbajnë një kompani të fortë dhe të qëndrueshme në treg. Pronari i kompanisë lidere “Inter – Plast Trocal”, në një rrëfim për Rajonipress, thotë se suksesi shumëvjeçar i kompanisë nuk është rastësi, por rezultat i një filozofie pune ku çdo detaj trajtohet me përkushtim maksimal.
“Inter – Plast” sipas tij funksionon si një familje e organizuar, ku secili punëtor dhe bashkëpunëtor mban barrën e përgjegjësisë dhe kontribuon në ruajtjen e standardit që kompania ka ndërtuar ndër vite.
“Brenda kompanisë sonë dominon puna, ndërgjegjja, profesionalizmi dhe cilësia. Ne nuk ia lëmë asgjë rastësisë. Përpikëria në kohë dhe cilësia e punimeve janë themeli mbi të cilin kemi ndërtuar besimin e klientëve tanë”, shprehet Xhymshiti.
Ai thekson se kompania tashmë po zgjeron fuqishëm praninë e saj edhe në tregjet ndërkombëtare, duke depërtuar përtej Evropës, deri në tregun amerikan dhe afrikan, një sukses që sipas tij vjen si rezultat i reputacionit të krijuar ndër vite.
Megjithatë, pavarësisht zgjerimit global, Xhymshiti thotë se tregu vendor mbetet zemra e kompanisë. Ai e konsideron Kosovën, Shqipërinë dhe veçanërisht Gjilanin me Anamoravën e Luginën si bazën ku është ndërtuar identiteti dhe besueshmëria e “Inter – Plast”.
“Nuk ka qytet në Kosovë ku nuk kemi klientët tanë dhe kjo është krenari e madhe për ne. Kjo na motivon që të jemi gjithmonë më të saktë, më seriozë dhe më të avancuar në çdo projekt”, thotë ai.
Kompania aktualisht është pjesë edhe e projekteve të rëndësishme ndërtimore në Gjilan, përfshirë bashkëpunimin me “Sëiss Invest” në kompleksin modern “London Residence”, si dhe partneritetin me kompani të njohura vendore.
Për Shaban Xhymshitin, zhvillimi nuk ndalet kurrë. Ai beson se ndjekja e trendeve botërore dhe investimi i vazhdueshëm në inovacion janë çelësi që e mban kompaninë konkurruese dhe të respektuar në tregun ndërkombëtar.
“Inter – Plast Trocal”, krenaria e Gjilanit që ndërtoi suksesin me punë, humanizëm dhe besim njerëzor
Në një kohë kur biznesi shpesh matet vetëm me fitime dhe shifra, kompania gjilanase “Inter – Plast Trocal” ka dëshmuar se suksesi i vërtetë ndërtohet mbi punën e ndershme, respektin ndaj njeriut dhe shpirtin human. E shpallur Top ndërmarrja më e suksesshme për vitin 2018, kjo kompani është kthyer në simbol të seriozitetit, cilësisë dhe krenarisë prodhuese të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.
Pas këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm qëndron emri i Shaban Xhymshitit, një menaxher dhe sipërmarrës që gjithçka e ka ndërtuar me mund, djersë dhe sakrificë. “Inter – Plast Trocal” sot eksporton prodhimet e saj në Zvicër, Gjermani, Austri, Francë, Belgjikë dhe deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke depërtuar edhe në tregun e Nju Jorkut me cilësinë dhe standardin e saj profesional.
Mirënjohja e ndarë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si Top ndërmarrja e vitit ishte një vulë e suksesit shumëvjeçar të kompanisë, por për Shaban Xhymshitin, vlera më e madhe mbetet besimi i klientëve dhe respekti i njerëzve.
“Jam krenar që puna jonë është vlerësuar dhe që kemi arritur ta prezantojmë Kosovën denjësisht në tregjet ndërkombëtare. Ky sukses është motivim për të vazhduar edhe më fuqishëm”, është shprehur ai.
Por ajo që e bën të veçantë “Inter – Plast Trocal” nuk është vetëm fuqia prodhuese dhe teknologjia moderne ku janë investuar miliona euro. Zemra e kësaj kompanie mbetet njeriu. Brenda saj respektohet maksimalisht punëtori, ndërsa jashtë saj ndihma humane ka qenë gjithmonë pjesë e identitetit të kompanisë.
Në shumë raste, kompania ka qenë pranë familjeve skamnore, duke ndihmuar në ndërtimin e shtëpive, mbështetjen financiare dhe përkrahjen e njerëzve në nevojë. Për Shaban Xhymshitin, biznesi nuk ka kuptim pa solidaritet dhe pa përgjegjësi shoqërore.
Sot, “Inter – Plast Trocal” nuk është vetëm një kompani lidere në prodhimin e dyerve, dritareve dhe fasadave moderne. Ajo është histori frymëzimi, model i suksesit të ndershëm dhe dëshmi se Kosova ka sipërmarrës që dinë të ndërtojnë jo vetëm biznese të fuqishme, por edhe shpresë për njerëzit.
Punëtorët, djersa dhe Arian Xhymshiti – themeli i suksesit të “Inter Plast Trocal”
Në çdo histori suksesi që zgjat në kohë, fshihen njerëzit që punojnë në heshtje, me përkushtim dhe pa u lodhur. Kështu e përkufizon rrugëtimin e kompanisë së tij Shaban Xhymshiti, i cili thekson se arritjet e “Inter Plast Trocal” nuk janë rezultat vetëm i vizionit menaxherial, por mbi të gjitha i djersës dhe sakrificës së punëtorëve që e mbajnë gjallë çdo ditë këtë kompani.
Ai i konsideron punëtorët si shtyllën kryesore të suksesit, duke i vlerësuar si njerëzit që me punën e tyre të ndershme kanë ndërtuar besimin e klientëve dhe reputacionin e kompanisë në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Për të, çdo arritje ka emër dhe fytyrë, atë të punëtorëve që me përkushtim dhe disiplinë e kanë ngritur “Inter Plast Trocal” në një nivel të respektuar.
Në këtë rrugëtim, Shaban Xhymshiti veçon edhe djalin e tij, Arian Xhymshiti, të cilin e cilëson si një mbështetje të fortë dhe një figurë kyçe në funksionimin e kompanisë.
Sipas tij, Ariani mban përgjegjësi të rëndësishme dhe me korrektësinë e tij është shndërruar në një “busull” që orienton vazhdimësinë dhe stabilitetin e biznesit familjar.
Kështu, mes djersës së punëtorëve dhe përkushtimit të brezit të ri në familje, “Inter Plast Trocal” vazhdon të ecë përpara si një histori e ndërtuar mbi punë, besim dhe respekt njerëzor.
Në botën e biznesit, ku suksesi shpesh matet vetëm me shifra, Shaban Xhymshiti vazhdon të dëshmojë se themeli i çdo arritjeje të madhe mbetet njeriu, puna dhe respekti për ata që ecin bashkë drejt suksesit.
Pronari i kompanisë së njohur “Inter – Plast Trocal”, një prej emrave më kredibilë në industrinë e dyerve dhe dritareve në Kosovë e rajon, thotë se çdo rezultat i arritur është fryt i disiplinës, përgjegjësisë dhe korrektësisë ndaj klientëve, por mbi të gjitha i përkushtimit të palëkundur të stafit të kompanisë.
Xhymshiti shprehet se rruga drejt ngritjes së “Inter – Plast Trocal” nuk do të ishte e mundur pa punëtorët e tij, të cilët i konsideron shtyllën kryesore të kompanisë dhe themelin e çdo suksesi të arritur ndër vite.
Ai thotë se respekti dhe mirënjohja për ta mbeten vlera të panegociueshme në filozofinë e tij të punës, sepse çdo sukses ndërtohet nga njerëzit që punojnë me ndershmëri dhe përkushtim.
“Inter – Plast Trocal” sot përfaqëson jo vetëm një histori suksesi biznesi, por edhe modelin e një kompanie që është ngritur mbi etikën e punës, korrektësinë dhe besimin njerëzor, duke dëshmuar se sukseset më të mëdha ndërtohen kur puna, familja dhe respekti ecin bashkë.
“Inter Plast Trocal”, modeli i suksesit kosovar që po vlerësohet nga liderë e personalitete të njohura
Kompania gjilanase “Inter Plast Trocal”, e udhëhequr nga sipërmarrësi Shaban Xhymshiti, vazhdon të marrë vlerësime të larta nga figura të rëndësishme institucionale, politike dhe publike, duke u konsideruar si një nga historitë më të suksesshme të biznesit kosovar në rajon dhe më gjerë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar “Inter Plast Trocal” si një lidere të padiskutueshme në rajon dhe shembull të fuqishëm të punës së ndershme, inovacionit dhe vizionit modern që, sipas saj, e çojnë Kosovën përpara drejt zhvillimit dhe konkurrencës ndërkombëtare.
Edhe, Lutfi Haziri e ka vlerësuar kompaninë si një nga brendet më të fuqishme të Gjilanit, duke theksuar zhvillimin e saj të hovshëm ndër vite dhe ndikimin pozitiv që ka dhënë në ekonominë lokale dhe rajonale.
Ndërkohë, vlerësime për kompaninë dhe pronarin e saj kanë ardhur edhe nga figura të njohura të jetës publike e artistike, të cilët e kanë cilësuar Shaban Xhymshitin si një njeri punëtor, të ndershëm dhe human, ndërsa “Inter Plast Trocal” si një nga kompanitë më serioze dhe më cilësore në Kosovë.
Për shumëkënd, suksesi i kësaj kompanie tashmë përfaqëson jo vetëm një histori biznesi, por një model frymëzues të punës, vizionit dhe përkushtimit që e promovon denjësisht Kosovën në tregjet ndërkombëtare.
Çun Lajçi vlerëson Shaban Xhymshitin: “Një njeri i ndershëm, punëtor dhe tejet human”
Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi, gjatë qëndrimit të tij në Gjilan, ka shprehur dëshirën që të vizitojë nga afër kompaninë e njohur “Inter Plast Trocal” dhe pronarin e saj, Shaban Xhymshiti, për të cilin ka folur me respekt të veçantë.
Lajçi e ka cilësuar “Inter Plast Trocal” si një nga kompanitë më të mira në Kosovë, duke vlerësuar suksesin, seriozitetin dhe punën e palodhshme që e ka shndërruar këtë kompani në një emër të respektuar edhe jashtë vendit.
Me fjalë plot konsideratë, ai ka theksuar se Shaban Xhymshiti është shembull i njeriut që suksesin e ka arritur me ndershmëri, punë dhe përkushtim, duke mos e humbur asnjëherë anën humane dhe respektin për njerëzit.
Sipas tij, figura të tilla i japin vlerë jo vetëm biznesit, por edhe vetë shoqërisë kosovare./rajonipress/





