RCCOLA

Shaban Rexhepi është mjeku më meritor për ta nderuar kontributin e tij Institucionet

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Askush si dr. Shaban Rexhepi nuk do ta meritonte një kujdes institucional ndaj tij. I ka urrejtur lavdëratat e mirënjohjet e pamerituara sepse synimi i tij ishte gjithmonë ngritja e shëndetësisë gjilanase dhe shërbimi më i mirë i mundshëm për pacientët. Çdo institucion që do ta mbante emrin e tij do ta nderonte jo vetëm veprën dhe figurën e tij, por të gjithë kuadrot shëndetësore që kanë dhënë gjithçka nga vetja, por asgjë skano përfituar nga shteti.

Gjinekologu më i mirë në Kosovë Shaban Rexhepi tashmë vetëm fizikisht nuk jeton në mesin tonë, duke lënë pas vetës vepra humane, punë të ndershme profesionale, kontribut të pamohueshëm në shëndetësi dhe ngritje profesionale e kadrovike më spitalin e Gjilanit.

Anipse askush nga Spitali i Gjilanit nga menaxhmenti nuk e pa të udhës ta nderojë këtë figurë emblematik për qytetin e Gjilanit dhe jo vetëm, Shaban Rexhepi mbetet kuadri më i respektuar në historinë e Gjilanit.

Dr. Shaban Rexhepi nuk ishte vetëm i Gjilanit sepse e donin të gjithë dhe e respektonin të gjithë.

Fundamenti

Ende nuk dihet si do të veprojë Komuna për shkak se Asambleja Komunale është bllokuar keq dhe se zor që mblidhet edhe ketë vit, ka iniciativa të sinqerta nga miq e ish koleg të dr. Shaban Rexhepit.

Njëri nga ta është dr. Ramadan Maliqi gjinekolog dhe mik i afërt i dr. Shabanit i cili thotë se do të dal me një kërkesë zyrtare dhe shoqërore që për shkak të kontributit të madh që ka dhënë kolegu YNË një institucion shëndetësor në Gjilan të mbajë emrin e tij.

“I`a kemi borxh dr. Shabanit sepse ai ndihmoi kuadro të shumta dhe ofroi shërbime për më shumë se 40 vite në Spitalin e Gjilanit. Mos harroni duhet të kalojnë vite të tëra për ta pasur një kuadër si dr. Shaban Rexhepi. Unë jam krenar dhe mburrem me punën e tij dhe do të më mungojë gjithë jetën. Komuna ose Spitali i Gjilanit është mirë të mendojnë për këtë iniciativë” u shpreh Ramadan Maliqi./rajonipress/