UBT

Shaban Foniqi thotë se kurrë përgjigje institucionale s`ka marrë për djalin e tij

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shaban Foniqi është prindi i Erion Foniqit i cili para dhjetë vitesh vdiq nga plagët që i shkaktuan qentë endacak. Shaban Foniqi edhe pse kanë kaluar 10 vite nga tragjedia thotë se kurrë dhe nga askush nuk ka marrë një përgjigje. Për mua edhe sot është e rëndë dhe e papërballueshme ta kujtoj ditën kritike shprehet ai.

Shaban Foniqi edhe pse ka kaluar më shumë se 10 vite nga dita kur djali i tij Erioni do të sulmohej nga qentë endacak për të vdekur pastaj nga plagët e marra, thotë se atë ditë nuk do ta harroj kurrë në jetën e tij.”Për mua Erioni edhe sot jeton edhe sot është në mesin tonë familjar. Ka qenë një ditë e kobshme, aq më parë kur djali vdiq nga pakujdesia e institucioneve komunale sepse qentë endacak asnjëherë nuk u asgjësuan, madje edhe tani kur shkoj në Kamenicë shoh gjithkah qenë të tërbuar. Po të ishte gjallë Erioni sot do i mbushte 18 vite, e mua më mbetet të kujtojë Erionin me shumë mallëngjim”.

“Pranvera e nëntë pa më të dashurin tonë Erion Foniqi, pak ditë para ditës së pranverës, një ditë me një acar të turbullt, mora lajmin më të rend në jetën time për humbjen e jetës së birit tim të parë Erionit, që tragjikisht humbi jetën nga qentë endacak” kështu e nis rrëfimin Shaban Foniqi prindi i Erionit i cili tashmë jeton në Francë me familje.

Shabani thotë se edhe pse kaluan 10 vite askush nuk dha përgjegjësi nga institucionet tona. “Unë edhe atëherë kisha bërë kërkesë urgjente në Komunën e Kamenicës, për të ndërmarr masa ndaj qenve endacak. Kërkesa ishte e kot drejtuar komunës dhe për ne një mall i pa harruar dhe kur e shikoj ende kërkesën më shfaqet djali im duke me thënë, baba shpëtomë se unë po vdes. A sikur t`i ishte marr kërkesa nga komuna e Kamenicës sot djali im do i kishte mbushur 18 vite” shprehet Shabani.

RCCOLA

Foniqi apelon tek institucionet komunale dhe ato të sigurisë që të kenë kujdes nga qentë endacak të cilët mund të marrin ende jetë njerëzish.
“Tani jetoj në Francë ku edhe jam rehatuar, por i thyer shpirtërisht sepse nuk kam mundur të durojë ende me këto padrejtësi që po bëhen ndaj familjes sime”.

Erion Foniqi ndryshe e humbi jetën më 18 mars 2009 nga qentë endacak kurse Shabani e ka të vështirë ta kujtojë këtë ditë dhe atë moment, kur ka marrë lajmin se djali i tij ishte sulmuar nga dhjetëra qenë endacak.
“Ndihem i traumatizuar edhe sot e asaj dite. Nuk ndihem mirë as kur e kujtojë momentin e kobshëm. Kalova e përjetova momente të rënda sepse ishin obligimet tjera familjare që më detyruan të marrë botën në sy. Nuk e kisha të lehtë as vendimin për ta braktisur vendlindjen e familjen time” rrëfehet për rajonipress Foniqi.

Shabani thotë se ende është i trishtuar dhe i traumatizuar nga data 18 mars 2009. “Edhe pas kaq vitesh ende qentë endacak janë të shumtë në Karaqevë e Kamenicë. “Janë me mijëra qenë që askush nuk shqetësohet për këtë dukuri. Unë si prind dhe viktimë e këtyre qenve i bëjë apel institucioneve komunale dhe atyre të sigurisë që të kujdesen për nxënësit, arsimtarët dhe ata që udhëtojnë gjatë natës”./rajonipress/