FITORJA

Shaban Arifit i ka kaluar gjysma e jetës nëpër Gjykata e institucione

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Shaban Arifi i ka 73 vite dhe ende i duhet të bredhë poshtë e lartë nëpër Gjykata e zyra të komunës së Vitisë për të bërë bartjen e një prone. Arifi fajëson Gjykatën dhe një pjesë të komunës së Vitisë të cilët sipas tij po e zhagisin lëndën e tij pa asnjë arsyeje.

Shaban Arifi është nga Budrika e Vitisë kurse me vendbanim është në Gjilan. Edhe pse në moshë të shtyrë atij i duhet të ecë poshtë e lartë dyerve të institucioneve gjyqësore e komunale për të realizuar një të drejtë, të cilën tash e 20 vite nuk mundet ta realizojë.

FIDANISHTJA

Arifi thotë se ka një problem pronësie që nuk po mundet ta bëjë bartjen në emër të tij. “Tokën e kam punuar gati 50 vite, por bartjen ende se kemi bërë, janë rreth 64 ari krejt. Komuna po thonë s`ka faj Sokol Haliti kurse Sokoli po thotë unë s`jam fajtor sepse ky ndërrim ka ndodhur në vitet 1967/68. Komuna atëherë e ka dhënë tokën, por bartja s`është asnjëherë dhe kjo i takon kohës së Ekrem Arifit” shprehet Arifi.

Arifi thotë se nuk e ka ndërmend të lëshojë pe. “Unë se lëshojë tokën dhe ende e punojë. Ka afër 20 vite që endem poshtë e lartë dhe puna nuk po kryhet. Avokati i komunës po e zvarritë lëndën kurse Gjykata nuk po tregohet efikase edhe pse i kam qitën gjeodetët disa here në teren” shton ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.