FITORJA

Sforza: Shaqiri i përket sekretit të suksesit të Bayernit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Basel – Ish-futbollisti i njohur zviceran, Ciriaco Sforza, ka vlerësuar lart kontributin që po jep Xherdan Shaqiri për gjigantin gjerman Bayern Muenchen. Sipas Sforzas, 42-vjeçar, futbollisti kosovar është pjesë e “sekretit të suksesit të Bayernit këtë edicion”.

Bayerni po prin bindshëm në Bundesligë pas pjesës së parë, ndërsa është në garë edhe për Ligën e Kampionëve dhe për Kupë të Gjermanisë. Për Kupë vlerësohet favorit, ndërsa në Champions në mesin e favoritëve kryesorë. Trajneri Jupp Heynckes ka vlerësuar se ky është Bayerni më i mirë i të gjitha kohërave.

“Nëse Heynckes flet me mburrje për Bayernin më të mirë të të gjitha kohërave, atëherë kjo është një lëvdatë e madhe dhe kompliment për Shaqirin”, ka thënë Sforza për “bazonline.ch”.

ARKATANA

“Nuk ka rëndësi nëse Shaqiri luan nga fillimi apo aktivizohet si xhoker. Ai gjithmonë vë në lëvizje gjërat dhe bind. Me prezencën e tij në lojë e stërvitje, Shaqiri u bën presion të vazhdueshëm edhe superyjeve. Ai është i patrembur, ambicioz dhe mund të aktivizohet në shumë pozita. Ai mund të depërtojë nga e majta apo e djathta, por edhe në qendër. Po ashtu mund të luajë pas sulmuesve. Kjo e bën atë edhe më të vlefshëm. Pa dyshim që Shaqiri i përket sekretit të suksesit të bavarezëve”, ka shtuar Sforza.

Ciriaco Sforza me Bayernin ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Bundesligën. Ka luajtur edhe për Interin e Kaiserslauternin. Si trajner së fundi ka drejtuar Grasshopperin e më herët Luzernin.

Reprezentuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri (21) në verë të vitit të kaluar kaloi në Bayern nga Baseli. Deri më tani ka realizuar katër gola e shtatë asistime. Ai të martën luajti në pjesën e dytë për Bayernin që në ndeshjen përgatitore në Doha të Katarit e mposhti Schalken me rezultatin 5:0. Shaqiri asistoi për golin e pestë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.