RajoniPress09:44, 18 Qershor, 2017 | 9 vjet më parë
/ 1 minutë lexim
Poezi nga Sadik Krasniqi
Ai sfond i bardhë
pikë e verbër
në sytë e mi
me atë engjëll
të lidhur me fije ajri e uji
vetëm pëllëmba e tij e lirë
që ta përshëndesë
nënën përtej xhamit
që buzëqesh duke qarë