Mobi Casa

Sfidat e të bërit Biznes në Kosovë!

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Muhamet Ajrullahu – Kosova është një vend që ende po sfidohet me Shtetndërtimin e saj, prandaj nisur nga këndvështrimi im dhe përvoja ime shumëvjeçare në biznes jo vetëm në Kosovë është shumë e rëndësishme për opinionin e gjerë, por edhe për pjesën tjetër politike dhe biznesore të merren parasysh faktorët që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti në të bërit biznes në Kosovë.

Në botën e sotme të Globalizuar rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të reja të punës në ekonomit në zhvillim dhe në tranzicion siç është Kosova varen nga:
Zhvillimi i bizneseve të vogla dhe të mesme si dhe investimet e huaja direkte.
Investuesit para se gjithash dekurajohen nga problemet e pasigurisë dhe destabilitetit politik dhe inkurajohen nga rritja e transparencës qeverisjes së mirë.

Shtetet mund të ofrojnë taksa dhe tatime të ulëta apo edhe tokë të dhënë në shfrytëzim për periudhë të caktuar, por nëse investuesit i druhen trazirave civile, shpronësime të aseteve, revoltime të fuqisë punëtore apo paaftësisë për t’u përballur fatkeqësive natyrore, krizave shëndetësore si në situatën e tanishme atëherë ata dekurajohen dhe synimet e tyre orientohen ne vende më të sigurta.

Investitorët potencial duhen të binden që shteti është i vendosur që ti mbroj bizneset nga këta faktorë të lartcekur.

Lufta apo konflikti nuk është i vetmi kërcënim për siguri, epidemitë e ndryshme sikurse rasti i tanishëm me COVID-19, jo vetëm që mund të minojnë interesimin e investituesve potencial në të ardhmen, por rreziku është shumë më i madh që edhe këto biznese ekzistuese të falimentojnë për shkak të mospërkrahjes të mjaftueshme të qeveris me pako emergjente ekonomike të pamjaftueshme për shpëtimin e bizneseve.

Institucionet përgjegjëse duhet të bindin bizneset që ato janë në gjendje të përballojnë krizat, fatkeqësitë natyrore dhe ngjarjet e tjera që përbëjnë kërcënim për sigurinë. Prandaj themi se faktor shumë i rëndësishëm sa i përket klimës të të bërit biznes në një vend është faktori politik, e në kuadër të saj edhe çështja e sigurisë së investimeve.

Qeverisja e mirë, transparenca, stabiliteti dhe parashikueshmëria janë baza thelbësore për tërheqjen e investimeve por gjithashtu edhe zhvillimi ekonomik të një vendi. Nëse këto tipare si baza politike dhe ligjore kanë mangësi, atëherë stimulantët për rritjen ekonomike si psh.:burimet e bollshme natyrore, taksat dhe tatimet e ulëta apo krahu i lirë i punës, nuk rezultojnë efikas sa duhet.

ARKATANA

E fillova këtë analizë me sfidat e të bërit biznes në përgjithësi, për të dalur tek ngjarjet e fundit me të cilat po përballet jo vetëm Kosova, me krizën shëndetësore lidhur me pandemin COVIT-19, duke e shoqëruar edhe me paqëndrueshmërinë politike të ditëve të fundit, e që shumë lehtë mund të vij deri te një destibilitet edhe më të madh politik.

Krejt këto zhvillime mund të qojnë deri te një krizë ekonomike e që shumë lehtë mund ta harrojmë pandeminë, sepse nëse nuk ndërhyjnë institucionet në rimëkëmbjen e bizneseve,pasojat ekonomike mund të jen aq të thella për shkak të falimentimit të shumë bizneseve si pasoj e këtyre rrethanave të lartcekur.

E gjithë kjo neglizhencë e institucioneve po vie si pasoj edhe nga zhvillimet e fundit politike që po ndodhin ditëve të fundit. Institucionet relevante të Kosovës, krahas luftës në parandalimin e pandemisë duhet të veprojnë njëkohësisht edhe luftën e shpëtimit të ekonomisë në vend. Veprimet e institucioneve duhet të jen të menjëhershme për shkak se bizneset vetëm se kanë filluar ta ndjejnë krizën.

Pavarësisht buxhetit të limituar, institucionet e Republikës së Kosovës duhet të bëjnë një rishikim të buxhetit 2020/21 dhe tu siguroj mjete me shkurtimin apo ndërprerjen e investimeve kapitale gjatë kësaj periudhe, gjithashtu të shfrytëzoj mjete nga fondet tjera siç është trusti pensional apo fondi i privatizimit, por gjithashtu edhe të sigurohen duke bashkëpunuar me institucionet financiare ndërkombëtare .Sektori privat është duke i’u përmbajtur urdhrit të qeveris së Republikës së Kosovës për mbylljen e përkohshme të shumë bizneseve, prandaj ju bëj apel institucioneve përgjegjëse të marrin për bazë këta faktorë :
“Mos lejoni të ndodh falimentimi i bizneseve sepse pasojat ekonomike do të jenë të mëdha dhe shumë vështirë të riparueshme e që shumë lehtë mund të devijojnë dhe të shpien drejt një destabiliteti në vend,prandaj është obligim i qeveris ta shpëtoj ekonomin e Kosovës, ti shpëtoj bizneset nga falimentimi sepse në fund të fundit është përgjegjësi e vet institucionit.

Pavarësisht mendimeve të ndryshme “Pro”dhe “Kundër” unë qëndroj prapa asaj se “Stabiliteti Politik sjell Stabilitet Ekonomik”./rajonipress/

Me respekt Muhamet Ajrullahu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.